Mësimdhënësit deklarohen rreth grevës, javën e ardhshme merret vendimi

Mësimdhënësit deklarohen rreth grevës, javën e ardhshme merret vendimi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës para disa ditësh ka paralajmëruar ndërprerje të procesit mësimor nëse përgjigjet e mësimdhënësve përmes formularëve të shpërndarë aprovojnë shkuarjen në grevë. Kërkesa e SBASHK-ut e cila është paraqitur edhe në formularët e shpërndarë nëpër shkolla është rritja e pagës prej 4 përqind të pagës së kryeministrit. Kryetari […]

Kërkesa e SBASHK-ut e cila është paraqitur edhe në formularët e shpërndarë nëpër shkolla është rritja e pagës prej 4 përqind të pagës së kryeministrit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha për Indeksonline se në momentin kur procesi i mbledhjes së formularëve të përfundoj do të thirret mbledhja e Këshillit drejtues të SBASHK-ut dhe do të vendoset për hapin e mëtejshëm.

“Kanë nisur ardhjet e para, janë zhvillu debate dhe diskutime në shkolla dhe besoj se ka gjysma e javës tjetër ky proces të përfundoj tërësisht. Edhe unë pastaj kam autorizim të thërras Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, që janë përfaqësuesit e të gjitha komunave dhe universiteteve, edhe në bazë të analizave të formularëve dhe në bazë të qëndrimeve të anëtarësisë do të vendosim se çfarë të bëjmë tutje”, tha Jashari.

Sipas Jasharit ata janë të matur me kërkesat e tyre dhe në bashkëpunim me qeverinë po mundohen që t’i zgjidhin problemet, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh do të merren hapa tjerë.

“Ne zakonisht jemi të matur në fillim dhe ne vazhdimisht jemi në dialog me qeverinë dhe po mundohemi t’i tejkalojmë problemet. Por nëse nuk ka rezultate Këshilli Drejtues është ai që vendos çfarë tutje, po them për çështjen e pagave e kemi marrëveshjen në kuadër të BSPK-së që të veprojmë ashtu siç vendoset.

Kurse për çështjet e arsimit drejtpërdrejt do t’i kemi ne kompetencat dhe do të angazhohemi edhe në forma tjera që t’i realizojmë qëllime tona”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, procesi i shpërndarjes së formularëve për mësimdhënësit ka nisur në fillim të gjysmëvjetorit të dytë kurse në mes të javës së ardhshme pritet që formularët të mblidhen dhe të merret një vendim rreth grevës./Indeksonline

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?