Mesazhet e Vuçiqit gjatë qëndrimit të tij në Kosovë

Mesazhet e Vuçiqit gjatë qëndrimit të tij në Kosovë

  Presidenti i Serbisë zhvilloi shumë takime, kaloi nga veriu në jug dhe dha shumë mesazhe gjatë vizitës së sotme në Kosovë. Para se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të hynte Kosovë, mjete të blinduara të Policisë së Kosovës ishin nisur drejt bazës në Mitrovicë. Nga pika kufitare në Jarinje, Vuçiq shkoi në manastirin Banjska. Nga […]

 

Presidenti i Serbisë zhvilloi shumë takime, kaloi nga veriu në jug dhe dha shumë mesazhe gjatë vizitës së sotme në Kosovë.

Para se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të hynte Kosovë, mjete të blinduara të Policisë së Kosovës ishin nisur drejt bazës në Mitrovicë.

Nga pika kufitare në Jarinje, Vuçiq shkoi në manastirin Banjska. Nga atje dha mesazh për shqiptarët dhe serbët, tha se pavarësisht interesave të ndryshme të shqiptarëve dhe serbëve, Serbia dëshiron paqe dhe do të bëjë gjithë ç’është e mundur për ruajtje të paqes dhe zgjidhje të shqetësimeve.

“Nuk guxohet që të jemi më pak në territorin, në vendin ku kemi jetuar gjithmonë dhe për këtë arsye, si shtet, do të luftojmë në të gjitha mënyrat”, ka thënë Vuçiq.

E nga aty, presidenti serb u nis për të bërë homazhe para selisë së partisë së Oliver Ivanoviqit, aty ku politikani serb vdiq pasi u qëllua me 6 plumba mëngjesin e 16 janarit.

Por, para se ai të arrinte, para selisë së SDP-së, u ndërrua edhe flamuri serb, i vjetri u zvëndësua me të riun. Vec, ndërrimit të flamurit, aty shtoheshin edhe forcat e policisë. E siguri para ardhjes së Vuçiqit në Mitrovicën Veriore, Policia e Kosovës ofroi edhe me pjesëtarë të pajisur me armë të gjata.

Pasi u morën të gjitha masat, arriti pesidenti serb. Vuçiq aty vendosi kurorë me lule, duke e nderuar politikanin e vrarë me një minutë heshtje, ku më pas bëri edhe shenjën e kryqit me duar, ndërsa nuk foli por u nis drejt eskortës së tij.

Ndalesë tjetër e Vuçiqit ishte objekti i Fakultetit Teknik të Universitetit në Mitrovicën Veriore, ku nisi takimin që zgjati rreth tre orë me politikanët serbë.

E gjatë kohës që ai ishte në takim, në mediat serbe u raportua se në Llapnasellë, vendin ku do ta vizitonte më pas Vuçiq, u gjetën armë. Por, Policia e Kosovës në një njoftim për media demantoi se gjeti armë, duke sqaruar se delegacionin nga Serbia, ku nuk ishte eskorta e Vuçiqit, e pengoi një veturë civile, vozitësi i së cilës u ndalua, ndërsa delegacioni vazhdoi rrugën.

E pasi Vuçiq përfundoi takimin me politikanët serbë në veri, doli para mediave, por nuk pranoi pyetje. Në fjalimin e tij mbi 10 minuta, tha se më mirë është që të bisedohet, sesa të shkrepet vetëm një pëlumb diku.

“Ju lutem na lejoni, edhe pse e di që nuk e doni këtë, na lejoni që të mos përdorim kurrfarë armësh, të provojmë që gjërat t’i zgjidhim politikisht dhe me bisedime”, tha Vuçiq.

Pas vizitës në pjesën veriore të vendit, eskorta e Vuçiqit nën përcjelljen e Policisë së Kosovës udhëtoi drejt Graçanicës.

E gjatë kësaj rruge, veç forcave të shtuara të policisë, përkundër kushteve të vështira të motit e borës që binte, rrugës nga po kalonte eskorta e Presidentit Vuçiq, çdo 500 metra qëndronte në këmbë nga një polic i Kosovës.

Në manastirin e Graçanicës, Vuçiq u prit me rënie kambanash, të cilat u përzien edhe me sirenat e makinave të policisë që shoqëronin eskortën e tij. Por, aty ai nuk e tha asnjë fjalë për media.

Edhe këtu ai u shoqërua nga një numër i madh i forcave policore vendore e ndërkombëtare.

Nga manastiri, politikani serb u drejtua për në fshatin Llapnasellë, e cila ishte pika e fundit e agjendës së tij ne ditën e sotme. Para se të hynte në sallën ku do të bisedonte me qytetarë, në oborrin e sshtëpisë së kulturës, kishin dalë qindra banorë që ta prisnin. Vuçiq falënderoi të pranishmit për ardhjen sic tha “në këtë kiamet”.

“Në këto çaste të këqija pas vrasjes së pabesë dhe kriminale të Oliver Ivanoviqit çdoherë jemi munduar të jemi me ju, t’u themi se nuk jeni vetëm”, tha ai.

Pastaj të tubuarit filluan t’i shtrojnë pyetje Vuçiqit e ai u përgjigjej atyre. Këtu përfundoi agjenda e tij për sot.

Edhe pse Vuçiq ka marrë leje që të qëndrojë dy ditë në Kosovë, ende nuk dihet nëse vizita e tij vazhdon edhe nesër.

Suzana Vasiljeviq, zyrtarja për informim nga Zyra e Presidentit serb, i tha BIRN-it se “ende nuk e dimë, varet sa gjatë do të mbesim në Llapnasellë. Do t’ju informojmë me kohë”.

Pas kërkesës së presidentit serb, një ditë pas vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, Kosova i dha leje të vijë në vizitë në datat 20 dhe 21 janar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?