Media serbe: Ky është pronari i vetures nga e cila u vra Ivanoviq

Pronari i veturës “opel astre”, e cila u gjetë e djegur larg vendit të ngjarjes ku u vra Oliver Ivanoviq, raportohet se i takon një personi 70 vjeçar, i cili nuk është i gjallë më, raportojnë mediat serbe. Nuk dihet se si vrasësit arritën ta sigurojnë atë veturë, por mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë. Thuhet […]
Nuk dihet se si vrasësit arritën ta sigurojnë atë veturë, por mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë.
Thuhet se 70 vjeçari është serb me nënshtetësi austriake.
Gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës njoftoi se kishte dalë me disa informata të reja për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, pasi kishte biseduar me disa dëshmitarë, kishte marrë pamje nga kamera e sigurisë dhe informacione të marra nëpërmjet komunikimeve të sigurta, bisedave telefonike konfidenciale, e-mail dhe rrjeteve sociale./Periskopi/












