Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot zhvillon mbledhjen e saj të radhës. Mbledhja, që do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të nisë në orën 11. Agjenda e diskutimeve nuk është bërë publike nga Qeveria, e cila ka lëshuar një njoftim për mbajtjen e kësaj mbledhjeje. Para mbledhjes, shefi i ekzekutivit do të zhvillojë […]

Qeveria e Kosovës sot zhvillon mbledhjen e saj të radhës. Mbledhja, që do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të nisë në orën 11.

Agjenda e diskutimeve nuk është bërë publike nga Qeveria, e cila ka lëshuar një njoftim për mbajtjen e kësaj mbledhjeje.

Para mbledhjes, shefi i ekzekutivit do të zhvillojë një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të Odës Ekonomike të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi, që nis në orën 9:30, është prezantimi i projekteve konkrete, që do të paraqiten në takimin e radhës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ndër ngjarjet tjera publike në vend është një takim i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Greg Delawie, me të diplomuarit e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.

Të porsadiplomuarit do të takohen me ambasadorin në objektet e Fakultetit të Bujqësisë dhe të Veterinarisë, në orën 10.

Në të njëjtën kohë, në Prishtinë mbahet ceremonia zyrtare me rastin e diplomimit te gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit të Limak për Shërbime Aeroportuale.

Limak ASI ka për qëllim përkrahjen e studentëve të fushave të ndryshme në zhvillimin e shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve profesionale të certifikuara ndërkombëtarisht dhe punësimit të të rinjve.

Studentëve që kanë përfunduar me sukses programin, u ofrohet punësim në Limak Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës “Adem Jashari”, por edhe ne një numër institucionesh të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkaq, në orën 11, Instituti Bujqësor në Pejë do të bëjë përurimin e laboratorit për analiza të produkteve bujqësore dhe serrës eksperimentale.
Në këtë ngjarje, në Pejë, marrin pjesë, ndër të tjerë, edhe ministri Nenad Rikallo, dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?