Mbi 24 mijë njerëz të prekur nga gripi në Kosovë

Mbi 24 mijë njerëz të prekur nga gripi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka njoftuar se nga 1 tetori deri më 31 janar 2018 në IKSHP janë raportuar gjithsej 24.932 raste te dyshimta në grip, 3.357 raste të infeksioneve respiratore akute dhe 62 raste të rënda respiratore akute. Komunikata e IKSHP-së: Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal […]

Komunikata e IKSHP-së:

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren

Nga 01 tetori deri më 31 janar  2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.932 raste te dyshimta në grip, 3.357 raste të infeksioneve  respiratore akute  dhe  62 raste të rënda respiratore  akute).

Rastet  raportohen  nga  të gjitha  komunat  e  Kosovës me përjashtim  të komunave  me  popullatë serbe.

Numër më i madh i rasteve raportohet  nga  komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës por asnjëra nuk  e kalon pragun epidemik.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK  deri  më 31 janar  2018  janë testuar gjithsej 306 mostra të dyshimta në grip. Prej tyre 132 mostra  kanë  rezultuar pozitive:  44 mostra  Influenza A, prej tyre 1rast A(H1)v dhe  87 mostra  Influenza B prej të cilave 48 raste Influenza B tipi Yamagata.

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina, kur të kihet parasysh se ky tip B i gripit nuk gjendet në vaksinën e sivjetme kundër gripit sezonal.

Një informatë inkurajuese për qytetarët se tipi B Yamagata (“Gripi Japonez”) nuk shkakton shpërthime epidemike dhe është më pak i rrezikshëm se tipi A (H3N2) (“Gripi Australian”) i cili mund të shfaqet në Kosovë

Kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit të raportojë në baza ditore mungesat e nxenësve në të gjitha shkollat e Kosovës, që paraqet një indikator të rëndësishëm për të rekomanduar ndërprerjen eventuale të mësimit  në shkolla.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ku eziston mundësia e rritjes së rasteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?