Maqedonia së shpejti do të bëhet me emër të ri

Maqedonia së shpejti do të bëhet me emër të ri

Mediat maqedonase raportuan të premten se janë pesë propozime për emrin e ri të Maqedonisë që mbesin opsion edhe pas takimit të fundit në New York të përfaqësuesve të Athinës dhe Shkupit, në bisedimet që po zhvillohen nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz. Portali në gjuhën shqipe “Tema” ka bërë të […]

Portali në gjuhën shqipe “Tema” ka bërë të ditur se në opsion janë emrat “Republika Maqedonia e re”, “Republika e Maqedonisë veriore”, “Republika e Maqedonisë së Epërme”, “Republika e Maqedonisë së Vardarit”, si dhe “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka shprehur besimin të premten se mospajtimi disavjeçar me Greqinë rreth emrit të Maqedonisë do të marrë fund “në mënyrë dinjitoze dhe të kënaqshme për të dyja palët” – Athinën dhe Shkupin, raporton Al-Jazeera, përcjell sot Koha Ditore.

“Po e shoh se po zhvillohet një proces transparent, ne kërkojmë konsensus kombëtar dhe kur të gjendjet zgjidhja, atë do ta konfirmojmë me referendum”, ka thënë shefi i qeverisë maqedonase.

Ai ka shtuar se çështja e emrit është kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe se shpreson që qysh sivjet ky shtet ballkanik do të mund ta merrte thirrjen për t’u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, ka qëndruar të enjten për vizitë në Maqedoni, ka porositur autoritetet në Shkup se në selinë e NATO-s ka vend për flamujt e shteteve të reja anëtare, duke shtuar se dëshiron që Maqedonia t’ia dalë ta ketë flamurin e vet përpara selisë së Aleancës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?