Malazezi tregon se si u abuzua seksualisht në një banesë në Gjakovë

Malazezi tregon se si u abuzua seksualisht në një banesë në Gjakovë

Në Policinë e Malit të Zi janë duke e shqyrtuar një rast të përdhunimit dhe keqpërdorimit seksual të një djaloshi, pjesë e komunitetit LGBTI, në Kosovë. Policia malazeze ka konfirmuar se janë në komunikim me Interpolin për të zgjidhur këtë rast dhe të gjejnë e të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre. Forumi LGBT […]

Në Policinë e Malit të Zi janë duke e shqyrtuar një rast të përdhunimit dhe keqpërdorimit seksual të një djaloshi, pjesë e komunitetit LGBTI, në Kosovë.

Policia malazeze ka konfirmuar se janë në komunikim me Interpolin për të zgjidhur këtë rast dhe të gjejnë e të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.

Forumi LGBT “Progres”, me bazë në Mal të Zi, ka marrë deklaratën e të riut, i cili citohet të ketë thënë se rasti ka nisur shtatorin e vitit 2017, kur ishte vënë në kontakt për herë të parë me E.G. nga Kosova, përmes rrjetit social Facebook.

“Pas komunikimit fillestar dhe të këndshëm, i riu pranon të takohet me E.G. në Podgoricë. Pas njoftimit dhe kalimit të një kohe së bashku, E.G. i propozon të riut të shkojë me të në një udhëtim njëditor në Pejë, në mënyrë që të kalojnë edhe më shumë kohë së bashku dhe të njihen më mirë. Pas nisjes në këtë rrugë, gjërat marrin një kahe pothuajse të pabesueshme”, thotë “Progresi” në një komunikatë për media, raporton Koha.net.

Më pas, siç pretendon i riu malazez në deklaratën e tij dhënë forumit “Progres”, gjatë rrugës për në Pejë, E.G. e ka sulmuar fizikisht atë, duke e detyruar të konsumojë disa tableta me përbërje të panjohur.

“Pas kësaj, i riu e ka humbur vetëdijen dhe është zgjuar të nesërmen në një banesë të panjohur në Pejë. Në këtë periudhë, E.G. i thotë atij se është i robëruar dhe se duhet të bëjë çfarëdo që të kërkohet nga ai, nën kërcënimin me vdekje. I riu më pas është dërguar në Gjakovë, në një apartament me qira, në të cilin ai qëndroi i burgosur dhe i detyruar të qëndronte afro pesë muaj. Gjatë kësaj periudhe, E.G. e vizitoi të riun, duke e abuzuar fizikisht dhe seksualisht, duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe në bark me thikën e tij, duke e lënë të uritur dhe duke ia mohuar të drejtën e lëvizjes. Sipas pretendimeve të të riut, E.G. kishte edhe një pistoletë me të cilën e kërcënonte, dhe e kishte kërcënuar disa herë se do ta mbyste në një lumë aty pranë. I riu, i vetëdijshëm me gjendjen në të cilën ndodhej, si dhe me seriozitetin e kërcënimit, u detyrua të bënte gjithçka që i thuhej nga frika për jetën e tij”, thotë më tej “Progresi” duke u thirrur në deklaratën e të riut malazez.

Ndërsa, gjithnjë sipas deklaratës së 20 vjeçarit malazez, janarin e vitit 2018, pas raportimit të fqinjit në banesën ku ai ishte ngujuar, Policia e Kosovës paraqitet në banesë dhe e dërgon djalin në stacionin policor për të marrë në pyetje.

“Por, situata merr një kahe tjetër, pasi që, siç pretendon i riu malazez, shërbyesit policorë, pasi marrin deklaratën e tij dhe e kuptojnë se i përket komunitetit LGBTI, e sulmojnë fizikisht atë. Katër policë pastaj e rrahin atë dhe e përqeshin, dhe refuzojnë t’i marrin deklaratën dhe të marrin parasysh rastin. Me këtë rast, ai u godit me grushte të mbyllura e të hapura në kokë, në stomak dhe në gjoks”, thotë Forumi LGBT “Progres”.

“Progres” thotë se i riu, me të dalë nga stacioni policor, ka lënë Kosovën dhe është kthyer në Mal të Zi ku ka kërkuar ndihmën e këtij Forumi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?