Lutfi Haziri tregon se çfarë la Jonuz Musliu në testament

Lutfi Haziri tregon se çfarë la Jonuz Musliu në testament

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u organizua homazhe para arkivolit dhe mbledhje komemorative, ku pos të parit të Komunës, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Raradinaj e përfaqësues nga jeta politike e ushtarake nga Kosova, Shqipëria dhe […]

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u organizua homazhe para arkivolit dhe mbledhje komemorative, ku pos të parit të Komunës, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Raradinaj e përfaqësues nga jeta politike e ushtarake nga Kosova, Shqipëria dhe Kosova Lindore.

Në fjalën e tij, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se, në detyrën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe si kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuzi vazhdoi luftën e tij për drejtësi politike, për të drejtat politike të shqiptarëve në këtë pjesë, e cila ka mbetur padrejtësisht jashtë zgjidhjes së problemit të Kosovës së Vjenës.

“Sot e nderuam jetën, vepren, sakrificën e Jonuz Musliut, i cili u nda nga jeta në Janarin e lavdishëm dhe iu bashkangjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni. Krejt jetën e tij ai ia kushtoi atdheut. Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngusht në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të drejtave në Republikën e Kosovës. Jonuzi na e la në testament zgjidhjen e këtyre problemeve. Nuk ka të drejtë askush që ta mohojë këtë të drejtë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se do ta kujtoj Jonuz Musliun si një njeri i cili e donte velndlindjen e tij, Bujanocin dhe dëshironte ta bëjë një vend më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Në emër të kryeministrit të Republikës, Ramush Haradniaj, ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e hershme të Jonuz Musliut, këshilltari i tij, Haki Shatri.

Ndërkaq, në emër të familjes ka folur djali i veprimtarit, Shqipërim Musliu, i cili falënderoi kryetarin Haziri për respektin e treguar për figurën e ish-përfaqësuesit politik të UÇPMB-së.

Në fund, kryetari i Gjilanit ka ndarë mirënjohje Post Mortum për Jonuz Musliun, për “për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore”. ​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?