Ligji për presidentin, opozita kundër benefiteve të përjetshme

Ligji për presidentin, opozita kundër benefiteve të përjetshme

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës ka shkaktuar debat të nxehtë në Komisionin për Integrime Evropiane. Një pjesë e anëtarëve të komisionit kritikuan, siç u shprehën, rregullimin në mënyrë të njëanshme të pagave dhe privilegjeve, duke thënë se përgjigjen për ligjin për paga duhet ta japë Ministria e […]

Një pjesë e anëtarëve të komisionit kritikuan, siç u shprehën, rregullimin në mënyrë të njëanshme të pagave dhe privilegjeve, duke thënë se përgjigjen për ligjin për paga duhet ta japë Ministria e Administratës Publike.

Pavarësisht kësaj, Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar dhe proceduar në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës. Armend Zemaj nga LDK-ja, tha se tendencë e çdo institucioni që të rregullojë në mënyrë të njëanshme pagat dhe privilegjet është e padrejtë.

 

“Tendencë e çdo institucioni që të rregullojë në mënyrë të njëanshme pagat dhe privilegjet, është e padrejtë në sistemin tonë të përgjithshëm funksional. Kjo po krijon dhe diskrepancë të madhe mes institucioneve, krijon dallime. Është e papranueshme që disa institucione që pas përfundimit të mandatit Kuvendi i Republikës së Kosovës u ka lejuar me ligj benefite të paskajshme, apo të përjetshme, pavarësisht moshës. Pavarësisht pagës tjetër, pavarësisht funksionit, por dhe detyrave tjera që kryejnë.  Kjo me të vërtetë nuk po lë shije të mirë në raport dhe me partnerët, njerëzit, por dhe me qytetarët e vendit. Po iu lë mundësinë që çdo bartësi të institucioni të vendosë sipas vullnetit të tij, në kundërshtim me logjiken e ligjit dhe shfrytëzimit të zbrazëtirave ligjore që i ka Kosova. Rasti është dhe me rritjen e pagave të Qeverisë, tash dhe kur vjen dhe përgjigja nga AKK që Kuvendit nuk i bën nder dhe as institucioneve tjera”, tha ai.

Ndërsa, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar rritjen e pagave në qeveri, duke thënë se krerët institucionalë nuk po japin shembull të mirë.

 

“Shembull më të mirë nuk po japin t’u filluar prej krerëve institucionalë, duke filluar nga Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi me pagat shumëfish më të larta, se paga mesatare. Kjo jo vetëm po ndodh tendenca për të rregulluar statusi aktual i zyrtarëve të lartë, të cilët duke i shkelur ligjet në fuqi, i rrisin njëanshëm pagat,  pa u mbështet në asnjë legjislacion dhe kjo do ta tregoj gjykata kushtetuese, besoj që pasi u dërguar nga 30 deputet me thënë se u shkel Kushtetuta me rastin e ngritjes së njëanshme të pagave në qeveri. Njëkohësisht jam plotësisht kundër dhe do të votojë kundër, çdo beneficioni që tentohet që të rregullohet qoftë dhe me institucionin e presidentit. Për momentin të ia sigurojmë tre asistentë, veturën zyrtare, pagën e përjetshme. Me të vërtetë këtu nuk e di a bëhet fjalë për mbretër, apo për njerëz të rëndomtë që shumica prej tyre dhe nuk i meritojnë postet që ushtrojnë”, tha aj o.

Edhe Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën u shpreh kundër ligjit.

 

“Unë për vete jam kundër këtij ligji. Në mënyrë kategorike jam kundër. Sepse shtetet e rregullojnë veç e veç. Por unë nuk e kam mendim,  as opinion, e kam bindje absolute që ne s’jemi shtet.  Dhe në momentin që ne do të bëhemi shtet, unë jam për këto privilegje. Ne jemi duke e ndërtuar shtetin, por nuk jemi shtet. Ne nuk  kemi Parlament funksional që i bene kontroll ekzekutivit, sepse po t’i bënim kontroll ekzekutivit, ekzekutivi si kish rrit rrogat hiq. Ne te rrogat, te disa privilegje, jo që jemi shtet por jemi mbretëri, jemi mini-mbretëri. Ndërsa në aspektin funksional s’jemi kërkah ”, tha ai.

Ndërkaq anëtari i komisionit nga PDK,  Zenun Pajaziti foli dhe për meritat e presidentit.

 

“Për punën e meritave , mendoj që është debati për seanca.  Kemi të bëjmë me një Projektligj për presidentin. Nëse është fjala për presidentin aktual, është njeriu  që para dhjetë vjetëve bashkë me klasën politike,  ka bërë një  aktivitet që i ka taku. Ne jemi deputet dhe nuk është mirë që në mënyrë të përsëritur me fol për pagat e agjencionet dhe benefitet për plot njerëz, që janë përgjegjës në institucione të ndryshme në Kosovë. Dhe ne kemi mandatin si deputet me rregulluar legjislacionin për t’i bërë ato. Ne po flasim e s’po veprojmë asgjë. Unë mendoj që duhet me i marrë përgjegjësit, me ndërmarrë nisma ligjore, me sprovuar njëri-tjetrin në Kuvend dhe si parti dhe si deputet, dhe me ec përpara. Në anën tjetër ky projektligj nuk është që i takon legjislacionit të BE-së,  nuk  di sa është e rëndësishme që ne si komision me dhanë opinion të caktuar për këtë projektligj. Mbas një qëndrimi që dha AKK,  i kisha lut të gjitha institucionet me pas përgjegjësinë e duhur,  kur bëjnë propozime dhe projektligje të tilla, pavarësisht çfarë benefite dhe çështje”, tha ai.

E Milaim Zeka, kërkoi që në këtë takim të informohet në detaje për vizitën në Parlamentin Evropian, vizitë që ai e quajti të turpshme.

 

“Dëshiroj ju si kryetare me na raportuar sot rreth vizitës së fundit në Parlamentin Evropian, që unë përmes një shkrimi e kam quajtur vizitë e turpshme. Sepse disa anëtarë nuk po iu them juve, por disa anëtar bash horë na kanë bërë, në takimet me anëtarë të Parlamentit Evropian, me mënyrën e sjelljes, me mënyrën e diskutimeve dhe me mënyrën se si ata kur janë kthyer në Kosovë, janë krenuar për atë që nuk është aprovuar rezoluta e përbashkët mes delegacionit të parlamentit të Kosovës dhe PE-së”, tha ai./S.Zogaj/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?