Ligji për njohjen e kontributit të mësimdhënësve gjatë viteve 90-ta i dërgohet Qeverisë

Ligji për njohjen e kontributit të mësimdhënësve gjatë viteve 90-ta i dërgohet Qeverisë

Që nga viti 2013 pagesat për kontributet e mësimdhënësve të viteve të 90-ta, respektivisht të kohës kur punonin në kushte pothuajse të ilegalitetit të plotë dhe të rrezikut nga regjimi diktatorial serb, po zvarriten pa gjetur akoma një zgjidhje konkrete. Gazeta Express mëson se një komision, i përbërë nga përfaqësues të SBASHK-ut, Ministrisë së Arsimit […]

Që nga viti 2013 pagesat për kontributet e mësimdhënësve të viteve të 90-ta, respektivisht të kohës kur punonin në kushte pothuajse të ilegalitetit të plotë dhe të rrezikut nga regjimi diktatorial serb, po zvarriten pa gjetur akoma një zgjidhje konkrete. Gazeta Express mëson se një komision, i përbërë nga përfaqësues të SBASHK-ut, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave, ka arritur marrëveshje dhe projektligji i finalizuar pritet që këtë javë të përcillet në Qeveri, për t’u dërguar pastaj në Kuvend.

Këtë sot e bëri të ditur për Express Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, i cili u zotua se më në fund mund të gjendet një zgjidhje për këtë problem.

“Jemi në angazhimet e fundit lidhur me projektligjin për statusin e mësimdhënësve të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe ka gjasa më të mëdha që ky ligj më në fund të shkojë këtë javë në Qeveri dhe të kalojë po këtë javë në parlament”, tha ai.

Jasharaj ka bërë të ditur se sot kanë biseduar edhe me anëtarë të MASHT-it, e tashmë po presin vetëm nga Ministria e Financave që të nënshkruajë për ngarkesën buxhetore.

“Kemi kontakte të përditshme me Ministrinë e Arsimit dhe sot kemi biseduar dhe po pritet që Ministria e Financave, që është pajtuar sepse kemi punuar në komision bashkë, të japë lejen, të japë nënshkrimin për pjesën e ngarkesës buxhetore dhe sot, eventualisht nesër, ministri i Arsimit do ta dërgojë këtë projektligj në Qeveri dhe ne jemi të sigurt që Qeveria do ta miratojë dhe do ta dërgojë në Parlament”, shtoi ai.

Fillimisht ky ligj ishte përcjellë për në qeveri, mirëpo ishte kthyer me arsyetimin se kostoja e kërkuar buxhetore ishte e lartë.

Ish-ministri i Arsimit Arsim Bajrami pat formuar një komision ku ishte punuar për arritjen e një marrëveshjeje dhe për tekstin final të këtij ligji.

“Është punuar vazhdimisht dhe në fund marrëveshja është arritur. Në pjesën e fundit të vitit të kaluar ka mbetur mosmarrëveshja te pjesa buxhetore dhe pastaj është arritur marrëveshja definitive dhe teksti final”  theksoi Jasharaj në deklaratën për Express.

Ai vlerëson se kjo është arritje e madhe, pasi që po u dalin borxh të gjithë atyre që kanë punuar në kushte të okupimit në vitet e 90-ta.

Në vitin 2013-të SBASHK-u kishte mbledhur mbi 20.000 mijë nënshkrime me të cilat i ishte drejtuar Kuvendit të asaj kohe për të njohur kontributet e mësimdhënësve të sistemit arsimor që veprimtarinë e zhvilluan nëpër shtëpi në vitet 1989-1999.

Më 6 janar 2016 Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për njohjen e përvojës së punës për këta mësimdhënës.

Me gjasë, tashmë janë tejkaluar të gjitha pengesat buxhetore dhe do të arrihet zgjidhja për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës, që nga viti shkollor 1990 -1999.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?