LDK kundërshton ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri e konsideron veprim të papranueshëm masën e ndalimit të qarkullimit në Prishtinë. “Kush është përgjegjës për ndotjen? Kush janë ndotësit kryesorë? Cilat janë masat që duhet ndërmarrë? Nga raportimet dje pamë që asnjë institucion nuk ka të dhëna për ndotësit më të mëdhenj”, tha Gaxherri. Sipas saj, […]
“Kush është përgjegjës për ndotjen? Kush janë ndotësit kryesorë? Cilat janë masat që duhet ndërmarrë? Nga raportimet dje pamë që asnjë institucion nuk ka të dhëna për ndotësit më të mëdhenj”, tha Gaxherri.
Sipas saj, duhet të evitohet ngrohja nga materiet e rrezikshme duke bërë shtrirjen e rrjetit në afat prej dy vjetësh.
“Në vend se të merren masa në kontrollin e cilësisë së karburantit, në kontrollin teknik të automjeteve, homologimin, i cili Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka monopol të homologimit të automjeteve e që të gjitha këto e bëjnë që krimi i organizuar mes doganës, agjencive të sigurimeve, sigurimit të veturave e homologimit funksionon. Në vend se të luftohet ky krim i organizuar në masat dhe instrumentet ligjore, ju merrni masat e vetme që i atakojnë qytetarët e pafajshëm dhe ua vështirësoni jetën edhe ashtu të vështirë që e kanë…Propozimi i LDK-së është që ndotja nga KEK-u të sanohet duke respektuar ligjet dhe të vendoset elektrofiltrat e cilësisë së duhur dhe në afat kohor të duhur”.
“Të evitohet tërësisht ndotja nga ngrohja nga materie të rrezikshme duke bërë shtrirjen e ngrohjes qendrore nga KEK-u për Prishtinën, Obiliqin, Fushë Kosovën, Podujevën dhe Lipjanin në afat prej dy viteve”, u shpreh Gaxherri.












