LDK: Kosova në krizë dhe në izolim të thellë, ne do t’u prijmë ndryshimeve

LDK: Kosova në krizë dhe në izolim të thellë, ne do t’u prijmë ndryshimeve

Shefi i GP të LDK’së Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka adresuar shqetësimet e Lidhjes Demokratike për gjendjen në Kosovë. “Asnjëherë në historinë e re të Kosovës nuk kemi qenë në situatë më të keqe se tani. Përkrahja ndërkombëtare ka rrezik të humbet plotësisht. Vendi ka mbetur i izoluar për shkak të kauzave […]

Shefi i GP të LDK’së Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka adresuar shqetësimet e Lidhjes Demokratike për gjendjen në Kosovë.

“Asnjëherë në historinë e re të Kosovës nuk kemi qenë në situatë më të keqe se tani. Përkrahja ndërkombëtare ka rrezik të humbet plotësisht. Vendi ka mbetur i izoluar për shkak të kauzave të rrejshme të disa liderëve politik. Kryeministrit i refuzohen vizat për takime ndërkombëtare dhe askush nuk e viziton apo nuk e fton për vizitë. Buxheti shpërdorohet me vendime jo ligjore të kreut të qeverisë. Qeveria Haradinaj është formuar për gjoja punë të mëdha. Asnjë punë e madhe nuk po kryhet. Po kryhen punë vetëm për interesa të ngushta partive në koalicion”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai thotë se vlerësimet e Behgjet Pacollit për pagat është joserioz. Sipas Hotit, po ta kishte seriozisht Pacolli, nuk do të ishte në qeveri.

“Z. Pacolli e din se vendimi për rritje të pagave ishte skandaloz dhe jashtë çdo etike politike të veprimit të liderëve institucional. Ai e din se afati për liberalizim të vizave është humbur për sivjet. Ai e din cili është kushti për realizimin e vizave. Prandaj, z.Pacolli nuk e ka seriozisht. Po ta kishte seriozisht, ai sot nuk do të ishte në qeveri”, shkruan Hoti.

“Çdo ditë e kësaj qeveri nënkupton thellim të krizës dhe izolimit të Kosovës. Qytetarët janë duke e parë këtë izolim. Proceset politike dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk po kanë efekt në ndryshimin e gjendjes. Kryeministri nuk vjen në interpelancë. Kryetari i Kuvendit e shkel rregullore në caktimin e seancave dhe debateve sipas kërkesave të opozitës. Mbivotimi i opozitës në Kryesinë e Kuvendit është bërë normë e funksionimit të përditshëm të Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e pozitës votojnë nën diktatin e liderëve të tyre politik në kundërshtim me etikën e sjelljes parlamentare. Kuvendi është shndërruar në arenë e përplasjeve dhe fyerje për çështje pa asnjë interes për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vazhdohet kështu. LDK do t’ju prijë ndryshimeve që duhet të ndodhim për hir të gjeneratave të ardhshme. Nuk mund të rrimë vetëm spektatorë në këtë situatë fatkeqe për vendin”, thotë ai/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?