LDK kërkon shkarkimin e ministrit Dardan Gashi pas gjuajtjes me armë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj sot gjatë seancës ka kërkuar interpelancë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me rritjen e pagave të qeveritarëve dhe gjuajtjen me armë të zv/kryeministrit dhe ministrit Dardan Gashit. Zemaj ka thënë se LDK kërkon edhe shkarkimin e Gashit dhe personave të tjerë të përfshirë në atë rast. Zëvendëskryeministri, Fatmir […]
Zemaj ka thënë se LDK kërkon edhe shkarkimin e Gashit dhe personave të tjerë të përfshirë në atë rast.
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj kishte mbledhur miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës për të gostitur ata, pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit.
Aty ishte edhe Dardan Gashi, i cili për dritare kishte gjuajtur me armë./Periskopi/












