Laboratori i rasteve emergjente, i ngarkuar me analiza jo urgjente

Laboratori i rasteve emergjente, i ngarkuar me analiza jo urgjente

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës stafi po ballafaqohet me probleme, në rastet kur pacientëve të shumtë u kërkohet t’i kryejnë analizat laboratorike. Laboratori aty, është menduar të jetë për rastet emergjente. Por, pavarësisht kësaj, sipas doktorit Agron Muçolli, përgjegjës për laboratorin emergjent, shumica e analizave që kryhen aty, janë raste “të […]

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës stafi po ballafaqohet me probleme, në rastet kur pacientëve të shumtë u kërkohet t’i kryejnë analizat laboratorike. Laboratori aty, është menduar të jetë për rastet emergjente.

Por, pavarësisht kësaj, sipas doktorit Agron Muçolli, përgjegjës për laboratorin emergjent, shumica e analizave që kryhen aty, janë raste “të ftohta” (jo emergjente), ç’gjë, sipas tij, e pamundëson realizimin e punës në mënyrë adekuate nga ana e laborantëve aty.

“Brenda ditës kemi deri në 150 raste e që është frekuencë e lartë. Kemi edhe testet urgjente që punohen, si infarkte, e të ngjashme. Ky është shërbim kujdestar, mirëpo është i stërngarkuar me raste jo emergjente, që ua zënë radhën atyre që janë vërtet raste emergjente, por që duhet të presin të hyjnë në serinë e punës. Kjo është një mbingarkesë e madhe”, thotë Muçolli për Radion Evropa e Lirë.

Rastet jo emergjente, thekson ai, vijnë me udhëzim të mjekut, andaj edhe laborantët nuk mund t’i refuzojnë.

“Po ashtu, edhe kushtet e punës në laborator nuk janë si duhet. Por, brenda mundësive, sipas përgjegjësive, mundohemi t’i realizojmë të gjitha analizat laboratorike. Aparatura është mjaft e vjetërsuar dhe e amortizuar”, thekson Muçolli.

Në anën tjetër, Shemsi Vesli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se duke e marrë parasysh rëndësinë e laboratorëve, ku në fakt është hapi i parë për nisjen e trajtimit të pacientëve, aty do të duhej të kishte pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë.

“Është i stëngarkuar laboratori i Klinikës së Biokimisë, e sidomos ai i Emergjencës. Aty bëhen analiza të ndryshme dhe ka kërkesa që nuk janë në përputhje me sëmundjen. Kemi problem edhe me klinika, e që këtë shqetësim e kam ngritur edhe në instancat më të larta”.

“Unë mendoj që një ndër prioritetet është që të përkrahet diagnostika dhe duhet të jetë fjala e fundit e teknologjisë, pasi këtu diagnostikohet pacienti”, thekson Veseli.

Sipas Veselit, aktualisht në këtë laborator po punohet me aparaturë të stërvjetruar që nuk i përmbush standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Fluksi është shtuar shumë pasi që jemi pajisur me reagentë(material i nevojshëm për kryerjen e analizave laboratorike). Standardi i ulët i qytetarëve bën që fluksi të jetë i papërballueshëm, pasi që në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shuma që paguhet për këto analiza, krahasuar me spitalet private, është simbolike”, shprehet Veseli.

Klinika Emergjente është qendër terciare referente për tërë Kosovën. Ndonëse e tillë, ajo në vazhdimësi është përballur me probleme të ndryshme, si mungesë barnash nga lista esenciale, mungesë stafit të mesëm, si dhe mungesë e hapësirës së nevojshme për trajtimin e pacientëve. Fluksi i pacientëve aty, siç thonë profesionistë shëndetësorë, shpeshherë është i papërballueshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?