Ky është çmimi i tarifave të 2018-ës për zhdoganimin e makinave

Ky është çmimi i tarifave të 2018-ës për zhdoganimin e makinave

Me një Udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, janë caktuar tarifat e reja që duhen paguar për të zhdoganuar makinat që importohen në Shqipëri. Udhëzimi përcakton, së pari, se Dogana, në momentin e hyrjes së automjetit në Shqipëri, pasi ka shqyërtuar transaksionin e bërë nga qytetari nëpërmjet blerjes së tij, mund edhe t’ia pranojë […]

Por, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Makinat me çmime të njohura tregu

Vlera e një autoveture, sipas Udhëzimit, mund të gjendet në revistën italiane të tregut të automobilave “Quattroroute”, ku pasqyrohen edhe ofertat për makina të përdorura, përveç atyre të reja. Kështu, Dogana shqiptare, kur ka dyshime për një transaksion shumë të ulët, në bazë të të cilit qytetari apo biznesi duhet të paguajë TVSH-në 20 për qind si detyrim ndaj shtetit për zhdoganimin, ajo i referohet çmimit që shpall kjo revistë për një markë, model të caktuar të automjetit, si dhe vitit të prodhimit të tij.

Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në revistë. Për shembull:

Një Mercedes C 220 CDI Cat Classic me naftë, që ka përshkuar 179 mijë kilometra në Itali, prodhuar në vitin 2004, paraqitet në Doganën e Durrësit me një faturë blerjeje 2.500 euro. Doganieri dyshon për këtë shifër si shumë të ulët dhe konsultohet online me listën e çmimeve të tregut të makinave të përdorura, ku gjen për këtë markë, këtë kategori dhe vit prodhimi çmimin 4.500 euro të afishuar. Në këtë rast, qytetari që kërkon të zhdoganojë makinën do të detyrohet të paguajë TVSH mbi 80% të çmimit të referencës. Pra, mbi 3.600 eurot do të merret TVSH = 720 euro. Ndërsa mbi çmimin e raportuar në faturën e blerjes ai do të paguante vetëm 500 euro.

Ndërkohë, vlera për kamionçina, furgona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Gjithashtu, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë.

Makinat me çmime të panjohura tregu

Por ka shumë raste kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin. Në këtë rast, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Edhe në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

Në rastet kur zhdoganohet një makinë me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, ajo ka disa tarifa dysheme. Për autoveturat çmimet do të vlerësohen: deri 1.400 centimetra kub, jo më pak se 130.000 lekë; mbi 1.400-1.900 cc, jo më pak se 200.000 lekë; mbi 1.900-2.500 cc, jo më pak se 325.000 lekë; mbi 2.500-3.000 cc, jo më pak se 400.000 lekë; mbi 3.000-4.500 cc, jo më pak se 500.000 lekë dhe mbi cilindratën 4.500 cc, jo më pak se 800.000 lekë.

Sa u përket kamionçinave, furgonave dhe kamionëve, çmimet do të llogariten: deri në 1.5 tonë, jo më pak se 400.000 lekë; nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë, jo më pak se 600.000 lekë; nga 3.5 tonë deri në 10 tonë, jo më pak se 850.000 lekë; nga 10 tonë deri në 15 tonë, jo më pak se 1.000.000 lekë dhe mbi 15 tonë, jo më pak se 1.200.000 lekë.

Mbi bazën e këtyre çmimeve, do të paguhet TVSH sa 20% e tyre. Për shembull: Një kamion me mbi 15 tonë kapacitet paraqitet për t’u zhdoganuar, por viti i prodhimit është më i vjetër se ata që pasqyrohen në buletinin përkatës. Në këtë rast, do të paguhet në Doganë 1.2 milionë/ 20% = 240.000 lekë.

Ndërkohë, për një autoveturë me kapacitet motorrik 3.200 centimetra kub, me vit prodhimi më të vjetër se ata të pasqyruar në buleti, llogaritja do të bëhet mbi një çmim dysheme referencë në masën 500 mijë lekë. Kështu, TVSH-ja në këtë rast do të ishte 100 mijë lekë. Udhëzimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare./shqiptarja.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?