Kush po e përdor klorin si armë kimike në Siri?

Ish detektivi i Scotland Yard shpjegon se përse pretendimet e sulmeve me klor duhet të trajtohen me seriozitet. Përdorimi i supozuar i armëve me klor në Siri ka marrë vëmendjen e mediave të SHBA-së dhe Britanisë, rreth incidentëve të fundit që janë raportuar nga sekretari i SHBA-së Rex Tillerson. Ai këto kritika i drejtoi Rusisë, […]
Përdorimi i supozuar i armëve me klor në Siri ka marrë vëmendjen e mediave të SHBA-së dhe Britanisë, rreth incidentëve të fundit që janë raportuar nga sekretari i SHBA-së Rex Tillerson.
Ai këto kritika i drejtoi Rusisë, që sipas tij ky shtet është i vetmi i cili mund të përdorë armë të tilla, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Pavarësisht nga baza faktike, pretendimet për përdorimin e klorit, së bashku me ato të bombave me fuçi dhe sulmet ndaj spitaleve, kanë qenë një nga misionet më të përhapura të propagandës së luftës në Siri.
Nuk është e habitshme që komandantët e Luftës së Parë Botërore e përdorën klorin si armë madje edhe në sasi shumë të larta, ku ata mësuan shpejt se kishte mënyra shumë më efektive për të vrarë.
Madje edhe ish-Presidenti amerikan Obama kishte deklaruar se “klori nuk është historikisht një armë kimike.”/Periskopi/












