Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit?

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti duke folur për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq ka drejtuar gishtin kah Serbia. Ai ka thënë se dikujt nuk i konvenuar që të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij. “Dikush ka pasur interes që procesi gjyqësor kundër tij,të mbyllet në këtë mënyrë dhe të mos shkojë më tutje”, ka thënë […]
Ai ka thënë se dikujt nuk i konvenuar që të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij.
“Dikush ka pasur interes që procesi gjyqësor kundër tij,të mbyllet në këtë mënyrë dhe të mos shkojë më tutje”, ka thënë ai.
Haliti nuk beson se fajtori mund të gjendet në mesin e shqiptarëve.
“Konfliktet në mes të grupeve dhe interesave politike në Serbi dhe në këtë rast zëri ndryshe i Oliver Ivanoviqit, i arsyeshëm do të thosha, për interesa të serbëve dhe jo të tjerëve, e ka vra atë”, përfundoi ai.












