Kush e shpiku alfabetin për të verbrit?

Kush e shpiku alfabetin për të verbrit?

Shpikësi i sitemit të leximit për të verbrit Louis Braille (1809-1852) mbeti i verbër në moshën 3 vjeçare si pasojë e një aksidenti, ku dëmtoi njërin sy, ndërsa luante në punishten e të atit. Plaga iu infektua dhe ai humbi shikimin e syrit. Infeksioni preku edhe syrin e shëndoshë dhe në shumë pak kohë fëmija mbeti plotësisht […]

Shpikësi i sitemit të leximit për të verbrit Louis Braille (1809-1852) mbeti i verbër në moshën 3 vjeçare si pasojë e një aksidenti, ku dëmtoi njërin sy, ndërsa luante në punishten e të atit. Plaga iu infektua dhe ai humbi shikimin e syrit. Infeksioni preku edhe syrin e shëndoshë dhe në shumë pak kohë fëmija mbeti plotësisht i verbër.

Në moshën 10 vjeç, Braille hyri në insitutin për të rinj të verbër në Paris. Këtu ata mësonin t’u binin instrumenteve muzikore dhe të mësonin zanate që kërkonin aftësi manuale. Gjithashtu mësonin të lexonin përmes një procedure të lodhshme që konsistonte në prekjen me dorë nga ana e nxënësve të shkronjave të zakonshme të shtypura në reliev të ngritur.

Që nga hyrja Braille tregoi aftësi në disa fusha si gramatikë, retorikë, histori, gjeometri, algjebër dhe mbi të gjitha në muzikë, si në teori edhe në praktikë, mësoi të luante në organo, violonçel dhe në piano. Më vonë u njoh me një kapiten të artilierisë Charles Barbier, një ushtarak që kishte ideuar një kod për shkrimin e natës, bazuar në një sistem leximi pikash për ushtarët që të mund të dërgonin mesazhe në errësirë. Shpejt Barbier e kuptoi se sistemi i tij mund të ishte i dobishëm për njerëzit me kufizime në shikim dhe në vitin 1821 e vuri në dispozicion të insitutit të të rinjve të verbër.

Megjithatë rezultatet nuk ishin edhe aq të kënaqshme sepse shkrimi nuk ishte alfabetik, por fonetik dhe shenjat nuk ishin të lehta për t‘u lexuar. Louis mendoi për një komunikim për të verbrit dhe krijoi një version më të thjeshtë të bazuar mbi kutiza me pika për t’u prekur me gishta. Në vitin 1825 Braille që dallohej si student i shkëlqyer, filloi të krijonte një sistem leximshkrimi të formuar me pika, por më i thjeshtë dhe më i plotë. Kështu do t’u lehtësonte njerëzve të verbër leximin dhe shkrimin si dhe një akses në edukim, kulturë dhe informacion.

Në vitin 1828 kur ende pa e përfundur sistemin e tij. Louis Braille u emërua profesor në insitutin e të rinjve të verbër, detyrë që e kreu me shumë zotësi dhe fitoi respektin e studentëve. Në vitin 1829 publikoi një volum të shtypur në reliev linear me shkronja të zakonshme me të cilin u bë i njohur dhe në vitin 1837 prezantoi një botim të dytë dhe të korrigjuar.

Shëndeti i Braille ishte përkeqësuar dhe shumë shpejt ai u detyrua të braktiste mësimdhënien duke u kufizuar vetëm në mësimdhënien e muzikës. Luis Braille vdiq në 6 janar 1852. Sot sistemi breil është përshtatur në të gjitha gjuhët dhe shpikësi i tij sot prehet në Panteonin e Heronjve të Francës. / Bota.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?