Kurti: Tentimi për shfuqizimin e Speciales synon heqjen e emrit të Thaçit nga lista e të akuzuarve

Kurti: Tentimi për shfuqizimin e Speciales synon heqjen e emrit të Thaçit nga lista e të akuzuarve

Gjykata Speciale dhe tendenca për shfuqizimin e saj, ishin temë që u diskutua në tryezën “Dhomat e specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Albulena Haxhiu tha specialja është gjykatë politike që synon të shtrembërojë luftën për liri të UÇK së, por tendenca për shfuqizimin e saj është e padrejtë. “Më […]

Gjykata Speciale dhe tendenca për shfuqizimin e saj, ishin temë që u diskutua në tryezën “Dhomat e specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu tha specialja është gjykatë politike që synon të shtrembërojë luftën për liri të UÇK së, por tendenca për shfuqizimin e saj është e padrejtë.

“Më 22 dhjetor 2017 një grup i deputetëve kërkuan shfuqizim të ligjit. Vetëvendosje ka pasur qëndrim të qartë edhe për këtë tendencë. E kemi konsideruar si nismë jo serioze. Në mënyrë tinëzare dhe jo serioze. Ata deputetë përfaqësonin interesat e individëve, prandaj nuk e kemi mbështetur projektligjin, i cili u procedua tashmë në qeveri”, tha ajo.

Glauk Konjufca tha se ‘specialen e themeluan letrat e Atifete Jahjagës’ dhe nëse presidenti Hashim Thaçi është për shfuqizimin e saj, atëherë duhet të tregojë.

“Përgjegjësit kryesorë që po e iniciojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj. Nëse dhomat e specializuara janë themeluar nga letrat e Jahjagës, Hashim Thaçi duhet të pozicionohet. Nëse Thaçi dëshiron që gjykata të zhbëhet duhet të tregojë çka mendon për letrat e Jahjagës. Nëse Thaçi mendon që dhomat nuk janë të drejta, duhet t’i shkruaj letër Mogherinit dhe të thotë se nuk qëndron prapa letrave të Jahjagës dhe të distancohet. Për sa kohë që ekziston letra e Jahjagës, atëherë Hashim Thaçi duhet të pozicionohet”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit, tha se iniciativa për shfuqizimin e speciales synon largimin e heqjes së emrit të Hashim Thaçit nga lista e të akuzuarve.

“E di që shumë njerëz janë lodhur. Themi hajt se kjo gjykatë na heq pushtetarët e korruptuar, politikanët e krimit të organizuar. Nuk mund t’i heqim qafe me iniciativa që vijnë nga Serbia e Rusia. Popujt e tjerë i kanë rrëzuar e larguar të korruptuarit e kriminelët. Në Kosovë shumë prej tyre politikan duhet akuzuar si kriminel të paqes, çfarë i kanë bërë popullit tonë, e jo si kriminelë të luftës. Thaçi duhet ta dëshmojë që nuk është duke e vazhduar pazarin dhe të japë dorëheqje. Për ta dëshmuar që është penduar duhet të japë dorëheqje dhe problemi kryesor me iniciativën për shfuqizimin është mungesa e sinqeritetit dhe seriozitetit për shfuqizimin. Nuk e ka përnjëmend dhe nuk është fare serioz në këtë i iniciativë, sepse ka hyrë pa përgatitur. Jam i bindur që kjo iniciativë s’e ka synim ta heqë Gjykatën Speciale, por emrin e tij nga Gjykata Speciale”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?