Kurti flet për të dorëhequrit: Ka dorëheqje në struktura, por jo në anëtarësi (Video)

Albin Kurti ka folur për të dorëhequrit në Lëvizjen Vetëvendosje. Në Istog, ku Kurti po bën fushatë si kandidat për kryetar të VV-së, ka thënë se të gjithë të dorëhequrit kanë të njëjtin program e koncept. Kurti tha se këto zgjedhje po mbahen një muaj më herët, për shkak të dorëheqjes së ish-kryetarit Visar Ymeri, […]
Albin Kurti ka folur për të dorëhequrit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në Istog, ku Kurti po bën fushatë si kandidat për kryetar të VV-së, ka thënë se të gjithë të dorëhequrit kanë të njëjtin program e koncept.
Kurti tha se këto zgjedhje po mbahen një muaj më herët, për shkak të dorëheqjes së ish-kryetarit Visar Ymeri, shkruan Periskopi.
Ai tha se e respekton punën dhe mendimin e Ymerit.
“Ju e dini se kohëve të fundit ka patur dorëheqje të njëpasnjëshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Të gjitha këto dorëheqje kanë qenë dorëheqje nga struktura, por nuk janë nga anëtarësia. Kjo dëshmon se dorëhequrit kanë të njëjtin program dhe të njëjtin koncept. Nuk kanë program e koncept tjetër, dhe dorën në zemër nuk ka as se si të ketë, meqenëse programin e konceptin nuk e kam shkruar unë vetë, e nuk janë nështruar të tjerët pasivisht, por e kemi shkruar bashkë dhe jemi përpjekur bashkë që ta realizojmë bashkë” ka thënë Albin Kurti. /Periskopi/
–












