Kurdët kërkojnë ndihmë për dëbimin e turqve nga Siria, Erdogan nuk përfill thirrjet

Zyrtarët kurdë në Afrin kanë kërkuar që të dërgohen trupa ushtarake në Damask për të mbrojtur sovranitetin e Sirisë nga “okupatorët turq.” Ndërsa, Ankaraja insiston se enklava e pushtuar do t’iu kthehet “pronarëve legjitim” pasi të lirohet territori nga “terroristët.” Enklavë e vetëadministruar nga kurdët e mbajtur në Sirinë veriore lëshoi një lutje për ndihmë […]
Enklavë e vetëadministruar nga kurdët e mbajtur në Sirinë veriore lëshoi një lutje për ndihmë ndaj qeverisë siriane të enjten, duke përsëritur angazhimin e saj ndaj integritetit të vendit, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
URGENT: ‘Small possibility’ that US & Ankara will come face-to-face in Manbij – Turkish deputy PM https://t.co/0GLEjsRKST pic.twitter.com/0Cu0EtzaT8
— RT (@RT_com) January 24, 2018
“Ne e konfirmojmë se regjioni i Afrinit është regjion i Sirisë, kurse forcat tona janë njësitë mbrojtëse të popullit,” thuhet sipas një deklarate të lëshuar nga kurdët, ku kërkohet se operacioni ushtarak në Afrin ka “thyer integritetin territorial të Sirisë, sigurinë dhe jetën e civilëve.”
Erdogan argumentoi se sapo ushtria turke të largojë “terrositët” nga Afrini, së shpejti qyteti do t’i kthehet “pronarëve të saj legjitim.”/Periskopi/












