Kundërshtarë në Tokë, amerikanët dhe rusët së bashku prej 20 vitesh në hapësirë

Kundërshtarë në Tokë, amerikanët dhe rusët së bashku prej 20 vitesh në hapësirë

Tashmë bëhen 20 vjet që SHBA-ja dhe Rusia bashkëpunojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), një marrëveshje e suksesshme ndryshe nga tensionet e tyre në Tokë, të shkaktuara nga krizat në Ukrainë dhe në Siri, apo nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane në vitin 2016. Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) daton që prej 29 janarit 1998. Në […]

Tashmë bëhen 20 vjet që SHBA-ja dhe Rusia bashkëpunojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), një marrëveshje e suksesshme ndryshe nga tensionet e tyre në Tokë, të shkaktuara nga krizat në Ukrainë dhe në Siri, apo nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) daton që prej 29 janarit 1998. Në këtë ditë, 16 vende nënshkruan në Uashington marrëveshje bashkëpunimi për të krijuar, ndërtuar dhe përdorur postën orbitale.

Kostoja, 100 miliardë dollarë.

Amerikanët dhe rusët janë që prej fillimit partnerë themelorë të atij që është projekti më i madh hapësinor në botë.

Pjesëmarrës gjithashtu në programin e Bashkimit Evropian, 11 vende janë nënshkruese në Uashington, përfshirë Japoninë, Kanadanë dhe Brazilin.

Moduli i parë prej 419 tonë u vendos në orbitë në nëntor 1998.

“Mendoj se partneriteti amerikano-rus për ISS ka qenë në lartësinë e pothuajse të gjitha pritshmërive”, thekson John Logsdon, ish-drejtor i Institutit të Politikës Hapësinore të Uashingtonit.

“SHBA-ja dhe Rusia janë dy kombe që vënë në funksionim stacionin me një qendër kontrolli në Huston dhe një pranë Moskës”, theksoi ai.

Kryesisht, stacioni nuk do të kishte mundur të funksiononte këto shtatë vitet e fundit pa anijet kozmike ruse “Sojuz” për transportimin e astronautëve amerikanë, rusë, japonezë dhe evropianë që, nëpërmjet ekipeve prej gjashtë personave, sigurojnë një prani të përhershme në bord.

Që prej fundit të programit të tyre të anijes hapësinore në 2011, SHBA-ja varet ekskluzivisht nga “Sojuz” për astronautët e saj.

Uashingtoni paguan 80 milionë dollarë për agjencinë hapësinore ruse ”Roscosmos”, në kohën që entitetet amerikane, NASA, ”Boeing” dhe ”SpaceX”, po krijojnë anijet e tyre të transportit. Ato do të jenë operacionale duke nisur nga viti 2019.

“E gjithë kjo bën që partneriteti mes Moskës dhe Uashingtonit të jetë thelbësor që SHBA-ja të mbajë qendryeshmërinë e stacionit hapësinor”, thekson Logsdon.

Dy vendet kanë nevojë për njëri tjetrin, ata kanë vendosur një mur rreth stacionit hapësinor për të penguar problemet politike të prekin këtë partneritet.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?