Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit flet pas nivelit alarmant të ndotjes në Prishtinë

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit flet pas nivelit alarmant të ndotjes në Prishtinë

Qytetarët e Prishtinës sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte u përballen me ndotje të lartë të ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara. Ilir Morina, Kryeshef në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka treguar për se ndotja do të vazhdojë […]

Qytetarët e Prishtinës sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte u përballen me ndotje të lartë të ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara. Ilir Morina, Kryeshef në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka treguar për se ndotja do të vazhdojë gjatë gjithë vitit nëse organet kompetente nuk ndërmarrin diçka. Ai thotë se ekziston plani për mbrojtje, por sipas tij, reagimi është shumë i vogël.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka hartuar një plan veprimi për te gjithë institucionet qendrore dhe lokale për marrjen e masave por reagimi i tyre është i vogël”, thotë ai.

Por, me gjithë këtë ai thotë se ajri në Prishtinë do të vazhdojë të jetë i ndotur, pasi sipas tij organet kompetente s’po marrin masa.

“Ndotja do të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe në vitet e ardhshme nëse Komuna dhe organet e sajA nuk bëjnë riorganizim të transportit urban.  Përcaktim te zonave ku automjetet nuk mund te parkohen ose nuk mund të futen në brendi të qytetit”, thotë ai.

Morina shpreson se nga nesër ajri mund të rregullohet. Mirëpo, tregon se nata e mbrëmshme ka qenë e rëndë.

“Mirëpo nga nesër presim ulje te ndotjes sepse mbrëmë ka qenë nata me e tmerrshme”, ka thënë ai.

Morina, për ndotjet e ajrit  ka akuzuar  edhe Ministrinë e Infrastrukturës për moszbatim të rregullores për kontroll teknik.

“…fajtor janë Ministria e Infrastrukturës për moszbatimin e rregullores për kontroll teknik e cila i ndalon nga qarkullimi automjetet që nuk i plotësojnë kushtet dhe shkarkojnë më shumë gazra se sa që janë vlerat maksimale te lejuara”.

Ai ka bërë me dije se  ndotja e ajrit në Prishtinë është duke ndodhur si pasoje e burimeve të palëvizshme të ndotësve dhe atyre të lëvizeshe.

“Në burimet statike që ndotin ajrin e Prishtinës janë termocentralet e Kosovës, sidomos TCB pastaj operatoret ekonomik dhe industrial ne qytet dhe rrethine qe djegin lende djegëse nga thëngjilli, vajrat, nafta e tjera. Ka shumë autoservise qe keqpërdorin djegie te lendeve qe ndotin.  Mbi 30 % e ndotjes gjatë dimrit vije nga oxhaqet e shtëpive individuale dhe kolektive duke përfshi ato komerciale qe përdorin thëngjill, palet por edhe dru. Kurse rreth 30 % te burimeve te ndotjes i konsiderojmë burimet e lëvizeshe e qe janë autobusë, kamionë, kombinues dhe vetura”.

Mirëpo kjo, sipas tij ndodhë, edhe pse burimet janë te njëjta thuaja çdo ditë.

“…problemi më i madh është kur kushtet meteorologjike i përshtaten ndotjes, që do të thotë që dy natë por edhe sonte shpejtësia e erës është afër zero, lagështia e ajrit është tepër e larte e përzier me mjegull dhe tymi qe i bashkëngjitet kane krenuar situatën e smog- ut. Dhe sipas shkalles se AQI (cilësisë se indeksit te ajrit) kur grimcat e PM10 dhe PM2,5 arrijnë koncentrimin ne ketë ajër mbi 300 e mbrëmë ka qenë mbi 400 për dy orë  atëherë është gjendje e rrezikshme dhe kjo ka qene arsye e alarmimit te qytetareve mbrëmë dhe sonte nga ne si Agjenci mjedisi dhe Instituti i shëndetit publik”, ka thënë Morina për Express.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?