Kryeprokurori Lumezi flet për vrasjet politike, kërkon zbardhjen e tyre

Kryeprokurori Lumezi flet për vrasjet politike, kërkon zbardhjen e tyre

Aleksander Lumezi ka kërkuar sot zbardhjen e vrasjeve të figurave publike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pasluftës. Në këtë mënyrë, Kryeprokurori ka kërkuar zbardhje të krimeve me të cilat do të merret Gjykata Speciale, e cila është themeluar për t’i zbardhur vrasjet e para, gjatë dhe pasluftës. Pra, vrasjet që kanë ndodhur në periudhën […]

Në këtë mënyrë, Kryeprokurori ka kërkuar zbardhje të krimeve me të cilat do të merret Gjykata Speciale, e cila është themeluar për t’i zbardhur vrasjet e para, gjatë dhe pasluftës. Pra, vrasjet që kanë ndodhur në periudhën 1998-2000.
Në dhjetor të 2017’ës, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, kishte njoftuar se Gjykata Speciale kishte marrë një grumbull dosjesh të krimeve të kryera para, gjatë dhe pas luftës.

“Nuk mund të japim shumë informata se cilat dosje janë marrë nga Gjykata Speciale në Prokurorinë e Shtetit. As unë nuk kam informacione rreth këtyre rasteve dhe dosjeve”, kishte thënë Lumezi, për RTK’në.

Por, një muaj më vonë, Lumezi ka kërkuar zbardhjen e krimeve me të cilat do të merret pikërisht Gjykata Speciale. Ka thënë se Prokurorët duhet t’i zbardhin vrasjet e personave publikë të para luftës, gjatë dhe pas luftës.

“Në fund Aleksander Lumezi tha se nga të gjithë prokurorët e shtetit pritet angazhim maksimal në luftën kundër sfidave kryesore siç janë krimi i organizuar, korrupsioni i nivelit të lartë, terrorizmi, krimet e luftës dhe në veçanti, vrasjet e pandriquara të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Por, me krimet e para, gjatë dhe pas luftës do të merret Gjykata Speciale. Mandati i saj, është prej fillimit të vitit 1998 deri në fund të vitit 2000. Pra, përfshirë kohën e para, gjatë dhe pasluftën.

Ndërkohë, sistemi i drejtësisë, për 19 vjet ka dështuar të zbardhë vrasjet e kryera para, gjatë dhe pasluftës.

Për këtë arsye dhe për shkak të një raporti të Senatorit Zviceran, Dick Marty, është themeluar Gjykata Speciale, e cila do të merret me zbardhjen e krimeve të pretenduara se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtarët të Kosovës.

Themelimin e kësaj Gjykate e patën përkrahur Hashim Thaçi bashkë me PDK’në, LDK dhe pakicat.

Ndërkohë, ditëve të fundit, Thaçi është duke e përkrahur një nismë të deputetëve për ta shfuqizuar Specialen. Por, kjo nismë ende nuk ka pasur sukses pasi ka mbetur e pa përfunduar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?