Kryeministri Haradinaj: Qeveria është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit

Kryeministri Haradinaj: Qeveria është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit

I organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, është mbajtur sot takimi i 4-të nivelit të lartë për sundimin e ligjit, ku në fokus ishte puna e Doganave të Kosovës. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në hapje të këtij takimi, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në rrugën e […]

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në hapje të këtij takimi, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për Sundimin e ligjit dhe shpreh mbështetjen e saj në këtë drejtim. Por, kryeministri Haradinaj veçoi se vetëm një veprim ndërinstitucional mund të sjellë suksese në përpjekjen e përbashkët për sundim të ligjit.

Për ambasadorin Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, Dogana e Kosovës duhet të vazhdojë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se duhet vazhduar me reforma dhe me koordinim të punëve me akterë të tjerë për sundimin e ligjit.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se Bashkimi Evropian është donatori dhe partneri më i madh i vendit, në rrugën e tij për sundim të ligjit.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha tha se projeksioni i institucionit që ai drejton është që në vitin 2018-të, të ketë të hyra prej 1.175 miliardë euro, derisa 65 për qind e të gjitha taksave në Kosovë, grumbullohen nga Dogana. Ndër sfidat e funksionimit të këtij institucioni u përmend krijimi i një njësie të përbashkët kombëtare të Inteligjencës dhe caktimi i Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të veçantë për çështjet e Doganës.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Doganat e Kosovës e kanë mbështetjen e plotë në punën e tyre dhe se pikërisht për këtë, tashmë është ndarë buxhet për ndërtimin e objektit të ATK-së dhe Doganës. Gjithashtu, Hamza tha se ky institucion duhet të ketë parasysh që në pozitat udhëheqëse të vendosen persona në bazë të meritokracisë.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmendi faktin që Avokatura Shtetërore aktualisht nuk po arrin t’i shqyrtojë të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me Doganat, të cilat arrijnë shifrën prej 3260 lëndë dhe se në këtë drejtim po punohet që vetë Dogana t’i krijojë kapacitetet e saj për t’i trajtuar ato.

Në takimin e sotëm, morën pjesë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet përkatëse.

Takimi i radhës, i nivelit të lartë për Sundim të Ligjit do të mbahet pas një muaji, ndërkaq në fokus do të ketë punën e Prokurorisë dhe sfidat që e përcjellin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?