Kryeministri Haradinaj i përgjigjet akuzave të Delawies për krime gjatë luftës (Video)

Në një deklaratë të lëshuar dje për mediat, ambasadori amerikan Greg Delawie ka thënë se disa individë kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se për këtë duhet të japin llogari. Për këtë deklaratë sot ka folur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se është edhe […]
Për këtë deklaratë sot ka folur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se është edhe interes i Kosovë që të zbardhë çdo dyshim mbi të kaluarën, shkruan Periskopi.
“Është edhe interes i Kosovës me zbardhë çdo dyshim në të kalumen. Deri tani e kemi ba me nderin më të madh në të gjitha instancat, pra Kosova çdoherë do të jetë e gatshme me u zbardhë e vërteta për luftën e lavdishme për liri e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj nga Qeveria, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Delawie është duke kundërshtuar ashpër liderët kosovarë, Haradinajn e Presidentin Thaçi, në përpjekjet e tyre për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, në kohën kur kjo gjykatë është në fazën e fundit për të nisur punën.
Deri tani, Ambasada Amerikane ka arritur të ndalë dy përpjekje për shfuqizimin e Speciales. E fundit ishte dje, kur nuk pati kuorum për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pikë e së cilës mbledhjeje ishte edhe çështja për shfuqizimin e Speciales. /Periskopi/












