Krasniqi i reagon Baton Haxhiut, pasi e quajti ‘kriminel’ Albin Kurtin

Krasniqi i reagon Baton Haxhiut, pasi e quajti ‘kriminel’ Albin Kurtin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ndaj një shkrimi autorial të Baton Haxhiut, në të cilin ky i fundit e quan ‘kriminel’ kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti – shkruan Periskopi. Krasniqi shkruan se ‘gjuha denigruese e politikës, po shtrihet edhe jashtë […]

Krasniqi shkruan se ‘gjuha denigruese e politikës, po shtrihet edhe jashtë saj’.

Sipas tij, kjo gjuhë denigruese i ka përfshirë edhe disa të vetëquajtur intelektual, të cilët nuk kursehen fare dhe i quajnë të tjerët me lehtësi ‘kriminel’, duke aluduar në atë që Haxhiu ka shkruar për Kurtin.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Gjuha denigruese e politikës po shtrihet edhe jashtë sajë?!

Disa herë viteve të fundit kam folur e shkruar për gjuhën e komunikimit në politikën shqiptare, por kjo gjuhë denigruese i ka përfshirë edhe disa të quajtur ose vetëquajtur intelektual, që nuk kursehen për t’i quajtur të tjerët me lehtësi “kriminel”?! Kështu si ka nisë secili – secilin mund ta quan kriminel?! Se ku do të na shpie kjo mushkë, askush nuk e di!

Nuk ka dyshim se ketë gjuhë e kanë mbjellë politikanët “foshnjor”, por, ketë gjuhë nuk do të duhej ta përdornin “majat” e gazetarisë “intelektuale”.

Çka tregon kjo?

Kjo tregon siç thotë populli: “Çka të mbjellësh korrë”. Ose nëse “mbjellë erë korrë furtunë”. Ketë që po e them, më se miri e konfirmojnë zhvillimet politike të këtyre dite në skenën politike, e se fundi edhe individ jashtë politikës po e marrin mësimin që nuk duhej ta merrnin nga gjuha politike që ka degraduar shumë. Kjo do të thotë se e keqja përhapet e përvetësohet më lehtë e më shpejtë! Si po duket gjerat e mira kanë peshë të madhe, e peshat e mëdha kërkojnë kurrize të forta!

Të shpresojmë se kjo gjuhë është aty nga fundi?! E kur të shkon e keqja në fund, ndoshta, pastaj fillon të ngritët në cilësi, si në jetën politike e po ashtu edhe në atë intelektuale e mediale. Politikanët e mirëfilltë dhe intelektualët me kulturë e taban kombëtar, nuk duhet të përzihen në ketë gjuhë, sa të pa kulturë e po aq edhe denigruese!

Vendi ynë ka nevojë për më shumë edukate e më shumë kulturë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?