Krahu i djathtë i Alket Rizait, si u vra në mes të Athinës kapoja Vasilis Stefanakos

Krahu i djathtë i Alket Rizait, si u vra në mes të Athinës kapoja Vasilis Stefanakos

Kanë mjaftuar vetëm pak metra lëvizje duke qenë i pashoqëruar për bossin e mafias greke Vasilis Stefanakos që atentatorët të përmbushin misionin e tyre mbrëmjen e djeshme në lagjen Haidari të Athinës. Mediat greke raportojnë se Stefanakos ecte gjithnjë i shoqëruar nga njerëzit e tij, por gjatë natës së djeshme kishte dalë pak para orarit të caktuar nga shtëpia, gjë e cila i ka kushtuar […]

Kanë mjaftuar vetëm pak metra lëvizje duke qenë i pashoqëruar për bossin e mafias greke Vasilis Stefanakos që atentatorët të përmbushin misionin e tyre mbrëmjen e djeshme në lagjen Haidari të Athinës.

Mediat greke raportojnë se Stefanakos ecte gjithnjë i shoqëruar nga njerëzit e tij, por gjatë natës së djeshme kishte dalë pak para orarit të caktuar nga shtëpia, gjë e cila i ka kushtuar atij jetën, pasi rojet ishin disa metra pas tij duke mos mundur të ndalonin atentatin, raporton Albeu.com.

Vrasësit iu afruan atij me një motor që ishte vjedhur në dhjetor të vitit të shkuar po në Athinë duke zbrazur një karikator kallashnikovit mbi makinën e tij.

Vrasja
Stefakos doli nga shtëpia e tij duke iu afruar makinës BMW të bardhë, e cila e priste disa metra më tej. Policia greke dyshon se atentatorëve iu është dhënë sinjal se viktima kishte lëvizur si rrallë më parë pa badigardët e tij. Ata i janë afruar viktimës me një motor të madh dhe kanë nxjerrë automatikun tip kallashnikov nga një mbajtëse kitareje duke qëlluar të gjithë karikatorin, shkruan Albeu.com.

Vdekja e tij u konfirmua vetëm 10 minuta më vonë, pikërisht në orën 19:10, ndërsa vrasësit u zhduken në erresirë dhe rrëmujë.

Policia ka gjetur 26 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Mënyra se si u zhvillua skena e krimit tregon se vrasësit ishin të vendosur që t’a hiqnin qafe Stefanakos në rastin e parë që iu dha mundësia.

Stefanakos ishte akuzuar për një seri krimesh në Greqi, ndërsa njihej edhe si personi që kishte financuar arratisjet spektakolare të Alket Rizait nga burgjet e Greqisë.

Ai ishte liruar vetëm një vit më parë nga burgu pasi ishtë dënuar me më shumë se 21 vite për vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?