Kosovarët në emër të ambientit paguajnë miliona euro çdo vit

Kosovarët në emër të ambientit paguajnë miliona euro çdo vit

Qytetarët e Kosovës ishin detyruar të paguanin mbi 40 euro në vit për regjistrimin e veturave në emër të mbrojtjes së ambientit. Por pavarësisht detyrimit të kosovarëve, për t’i paguar taks shtesë për ta mbrojtur ambientin, Prishtina renditet si njëri ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë. Në vitin 2012 në Kuvendin e […]

Qytetarët e Kosovës ishin detyruar të paguanin mbi 40 euro në vit për regjistrimin e veturave në emër të mbrojtjes së ambientit. Por pavarësisht detyrimit të kosovarëve, për t’i paguar taks shtesë për ta mbrojtur ambientin, Prishtina renditet si njëri ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Në vitin 2012 në Kuvendin e Kosovës ishte miratuar “Ligji për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve”, me qëllim të mbrojtjes së ambientit.

Kjo taksë paguhet nga qytetarët e Kosovës, sa herë ata regjistrojnë veturat e tyre, mirëpo pavarësisht kësaj, gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është përmirësuar.

Në atë kohë sa ka qenë ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, kishte thënë se taksa ekologjike dhe taksat tjera që mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit, do të menaxhohen nga Ministria e Mjedisit dhe do të dedikohen vetëm për këtë çështje.

Mirëpo sipas gjendjes aktuale të ambientit, niveli i ndotjes së ajrit nuk është përmirësuar dhe ka arritur në vlerat maksimale të ndotjes, duke e bërë kështu kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, vendin e parë në botë për cilësinë më të ndotur të ajrit.

Por siç ka konfirmuar edhe vet ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj e cila tha se miliona eurot nga taksa ekologjike, që paguhen nga kosovarët edhe kur importojnë vetura por edhe kur i regjistrojnë ato çdo vit, shkojnë direkt tek Ministria e Financave. Më pas atom.

Pra janë bërë gjashtë vjet që nga miratimi i këtij vendimi dhe siç duket qeveria e Kosovës këto mjete nuk i ka përdorur në ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit por vetëm janë derdhur në fondin e buxhetit të saj.

Shuma e kësaj takse varet nga pesha e automjetit. Ato automjete të cilat janë nën peshën 3.5 ton qytetarët janë të detyruar të paguajnë 40  euro, ndërsa ato automjete të cilat kanë peshën mbi 3.5 ton shumë të cilën duhet të paguajnë është 90 euro.

Por Prishtina është bërë njëri nga vendet më të rrezikshme për të jetuar dhe lidhur me këtë çështje Komuna e Prishtinës dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj kanë disa masa për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Një nga masat ka qenë ndalimi i qarkullimit të automjeteve në rrugët e kryeqytetit nga ora 06:00 – 22:00, shitja e thëngjillit brenda territorit të Kosovës si dhe udhëtimi pa pagesë me autobusë të trafikut urban.

Lidhur me çështjen e ndotjes së ajrit, sot është mbajtur një protestë në sheshin “Skënderbeu”. Ku është kërkuar që të marrin veprime sa më të shpejta për përmirësimin e ajrit.

Gjatë vitit 2017 në Kosovë janë importuar rreth 30 mijë vetura të vjetra  ndërsa vetëm 2 mijë e 500 prej tyre kanë qenë të reja. Ndërsa më shumë se 27 mijë janë të përdorura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?