Kosovarët, mbështetësit më të mëdhenj të Trumpit në Evropë

Kosovarët, mbështetësit më të mëdhenj të Trumpit në Evropë

Anipse mbështetja për lidershipin e SHBA ka rënë në shumicën e pjesëve të botës, sondazhi i fundit i Gallup tregon se kosovarët dhe shqiptarët mbeten adhuruesit më të palëkundur të Amerikës Gjersa, miratimi i udhëheqjes amerikane dhe kreut të saj, Donald Trump ndryshon në vendet e rajonit të Ballkanit, kjo anketë tregon se mbështetja është […]

Anipse mbështetja për lidershipin e SHBA ka rënë në shumicën e pjesëve të botës, sondazhi i fundit i Gallup tregon se kosovarët dhe shqiptarët mbeten adhuruesit më të palëkundur të Amerikës

Gjersa, miratimi i udhëheqjes amerikane dhe kreut të saj, Donald Trump ndryshon në vendet e rajonit të Ballkanit, kjo anketë tregon se mbështetja është më e lartë në Kosovë sesa në çdo vend tjetër të Evropës.

Sondazhi i publikuar të enjten tregoi se 75 përqind e njerëzve në Kosovë mbështesin punën e udhëheqjes së SHBA-ve.

Shqipëria fqinje vjen e dyta, me 72 për qind mbështetje, thuhet në  raport, transmeton Klan Kosova.

“SHBA-të morën miratimin e shumicës në vetëm tre vende apo zona në Evropë në vitin 2017 – Kosova, e cila udhëheq rajonin dhe botën në miratimin e udhëheqjes amerikane, Shqipëria, e cila renditet e dyta në mbarë botën dhe Polonia”, theksohet në raport.

“Nuk është e pazakontë që të shohësh kosovarët dhe shqiptarët në krye të listës së miratimit; këto dy popullata japin zakonisht vlerësime të larta të udhëheqjes amerikane”, potencohet në këtë sondazh.

Megjithatë, raporti tregoi se edhe në këto dy vende përkrahja për Amerikën kishte rënë në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë, mbështetja për liderin amerikan  ishte shumë më e ulët gjithkund tjetër . Në Maqedoni, 45 përqind mbështesin udhëheqjen e tanishme të SHBA-ve, ndërsa 34 përqind jo, ndonëse shkalla në Maqedoni ishte më e lartë se ajo që kishte qenë.

“Në Maqedoni, e cila rinovoi përpjekjet e saj të mbështetura nga SHBA për t’u bashkuar me NATO dhe Bashkimin Evropian, miratimi u rrit nga 30 për qind në 45 për qind. Miratimi i saj për udhëheqjen e BE-së u rrit po aq gjatë në të njëjtën kohë, nga 41 përqind në 54 përqind”, tregon sondazhi.

Në Kroaci, mbështetja për Trump është  vetëm 24 për qind, që ishte një rënie prej 20 pikësh në krahasim me vitin e kaluar.

Në ndërkohë q, Serbia është në fund të nivelit të përkrahjes në Evropë, me vetëm 16 përqind mbështetës.

Anketa u krye në 134 vende dhe fusha.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?