Kosova i ka gjashtë zëvendësministra të Ambientit, kurse ndotja e ajrit ka arritur shifra alarmante

Kosova i ka gjashtë zëvendësministra të Ambientit, kurse ndotja e ajrit ka arritur shifra alarmante

Shifra alarmante të ndotjes së ajrit janë regjistruar dy ditët e fundit në Prishtinë. Ajri në kryeqytet cilësohet si i rrezikshëm për shëndetin. Nuk po zbatohet ndonjë strategji e cila do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga MMPH. Gjashtë zëvendësministra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor […]

Shifra alarmante të ndotjes së ajrit janë regjistruar dy ditët e fundit në Prishtinë. Ajri në kryeqytet cilësohet si i rrezikshëm për shëndetin. Nuk po zbatohet ndonjë strategji e cila do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga MMPH.

Gjashtë zëvendësministra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë prezantuar ndonjë plan për përmirësimin e ajrit në kryeqytet.

Fatmir Matoshi, Bashkim Musliu, Aleksander Spasic, Milena Zdravkovic, Kurtan Kajtazi dhe Besim Demi janë të gjashtë zëdhënësit e ministres Albena Reshitaj.

Nuk ka as reagim nga ana e tyre ndaj shqetësimit në rritje nga ana e qytetarëve për ajrin në të cilin po rrisin fëmijët.

Prej kohësh Prishtina kryeson listën e qyteteve botërore me ajrin më të ndotur por kjo nuk ka ndikuar në marrjen e masave të zbatueshme që do të ndikonin në të mirë të jetës së qytetarëve.

Mbrëmja e djeshme u cilësua e tmerrshme e shifra më të mira nuk pati as mbrëmë. Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, mbrëmë në orën 22:00 vlera e ndotjes ka arritur në 414 dhe konsiderohet e shumë e rrezikshme.

Ministrja Albena Reshitaj ka thënë se ndodhet jashtë vendit, ku po merr pjesë në Konferencën Botërore të Mjedisit, që po mbahet në Tallin të Estonisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj është kritikuar vazhdimisht për numrin e madh të zëvendësministrave në kabinetin e tij qeveritar.

Ai gjithmonë është arsyetuar me faktin se të gjithë të emëruarve në këto pozita ‘do tu gjeje punë’.

Derisa të nis marrja e masave nga organet kompetente paralajmërohet se gjendje më e mirë nuk do të jetë as në ditët në vazhdim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?