Kosova e vendosur për dialog dhe marrëveshje finale me Serbinë

Kosova e vendosur për dialog dhe marrëveshje finale me Serbinë

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka alternativë, pavarësisht faktit se takimi i fundit ndërmjet delegacioneve teknike të dy vendeve ishte anuluar, si pasojë e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, thonë përfaqësuesit politikë të Kosovës. Sipas tyre, zhvillimet e fundit nuk do të duhej të ndikonin në këtë proces, ndërkohë që insistojnë […]

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka alternativë, pavarësisht faktit se takimi i fundit ndërmjet delegacioneve teknike të dy vendeve ishte anuluar, si pasojë e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, thonë përfaqësuesit politikë të Kosovës.

Sipas tyre, zhvillimet e fundit nuk do të duhej të ndikonin në këtë proces, ndërkohë që insistojnë që edhe procesi i dialogut të shkojë drejt fazës përmbyllëse.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i qëndrueshme dhe se ky proces duhet të ketë një epilog.

“Sa i takon dialogut, e ka sqaruar kryeministri, që ne duam një dialog në të cilin ka rezultate konkrete dhe se Kosova nuk mund të zhvillojë dialog në kuptimin që nuk është shtet dhe dialogu duhet të ketë epilog njohjen e shtetit të Kosovës”, tha Berisha.

“Dialogu do të jetë i qëndrueshëm, nëse Serbia ka qëllim integrimin në Bashkimin Evropian. Serbia nuk mund të zhvillojë politika kontradiktore si deri më tani, në njërën anë të mbulohet përmes dialogut, dhe në anën tjetër të jetë destruktive, siç ka ndodhur deri me tani”, tha Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar së fundmi se delegacioni i ri qeveritar për bisedime me Serbinë, është informuar nga Bashkimi Evropian mbi gjendjen aktuale të procesit të dialogut, dhe se sipas tij, marrëveshjet e arritura janë në interes të vendit dhe qytetarëve.

Nga ana tjetër, analisti politik, Ramush Tahiri konsideron se dialogu nuk ka alternativë, dhe se sipas tij, është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu është në interes i të dy popujve dhe dy shteteve. Po të kishte pasur çfarëdo mundësie që Kosova si shtet i ri t’i zgjidhë këto çështje, që ne i konsiderojmë me të drejtë si çështje të brendshme, institucionet e saj do t’i kishin zgjidhur me kohë. Andaj, BE-ja ka ndërmarrë iniciativë për lehtësimin e këtij dialogu”, tha Tahiri.

Ai mendon se pavarësisht që dialogu mes palëve ka nisur që disa vite dhe po zhvillohet ngadalë, ai po jep rezultate.

“Dialogu do të jetë i qëndrueshme gjithsesi, ani që do të jetë i ngadalshme dhe do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve, duke zgjidhur çështjet konkrete”, tha Tahiri.

Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thonë se janë në pritje të Bashkimit Evropian, që të caktohet data se kur do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?