Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një deklarate të përbashkët bëjnë me dije se organet kompetente dhe përgjegjëse për zhvillimin e procedurës penale në Republikën së Kosovës, janë duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rrethanave të aktit të vrasjes së politikanit dhe shtetasit nga Kosova Oliver Ivanoviq. Ministria e […]

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një deklarate të përbashkët bëjnë me dije se organet kompetente dhe përgjegjëse për zhvillimin e procedurës penale në Republikën së Kosovës, janë duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rrethanave të aktit të vrasjes së politikanit dhe shtetasit nga Kosova Oliver Ivanoviq.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, ka pranuar përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë, për ndihmë juridike të ndërsjellë për rastin ‘Ivanoviq’  të cilës i është bashkëngjitur kërkesa e Prokurorisë për Krim të Organizuar të Republikës së Serbisë, në bazë të së cilës kërkohet ndihmë juridike nga Republika e Kosovës sipas procedurave të theksuara në marrëveshjen dypalëshe në fuqi.

“Kërkesa ekskluzivisht ndërlidhet me mundësinë e ofrimit të kopjes së dëshmive eventuale, të dhënave dhe njoftimeve të tjera, të cilat i posedojnë apo mund t’i posedojnë organet prokuroriale dhe policore të Republikës së Kosovës, përkitazi me këtë rast”, thuhet në deklaratën e përbashkët të të dy Ministrive.

Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim të ndërsjellët juridik dhe mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Serbisë për të ofruar ndihmë juridike përmes shkëmbimit të informatave që mund të kontribuojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit, njëherit duke mos cenuar në asnjë rrethanë zhvillimet e procedurës hetimore dhe duke siguruar pacenueshmërinë e juridiksionit të Republikës së Kosovës në zhvillimin e hetimeve për rastin në fjalë.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e saj  dhe organet e zbatimit të ligjit, me qellim që procedura hetimore të zhvillohet me efikasitet dhe se hetimet janë duke u zhvilluar në parametra të mirëfilltë. Policia e Kosovës ka identifikuar elemente që mundësojnë zhvillim cilësor të hetimeve përkitazi me rastin në fjalë.

Institucionet dhe organet e sundimit të rendit dhe ligjit, posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast dhe janë jashtëzakonisht të përkushtuara që kryerësit e këtij akti kriminal të dalin sa më parë para drejtësisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?