Konjufca ‘shkrinë’ së qeshuri deputetët: E di që Ramushi di me gju mirë me allti

Glauk Konjufca ka bërë të shpërthejnë së qeshuri të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi ka replikuar me kryeministrin Ramush Haradinaj. Haradinaj edhe një herë ka arsyetuar veprimin e Dardan Gashit duke thënë se ‘askush nuk mund ta mohojë se kjo ka qenë dhe vazhdon ende të jetë një traditë te shqiptarët’. Ka ndërhyre […]
Glauk Konjufca ka bërë të shpërthejnë së qeshuri të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi ka replikuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Haradinaj edhe një herë ka arsyetuar veprimin e Dardan Gashit duke thënë se ‘askush nuk mund ta mohojë se kjo ka qenë dhe vazhdon ende të jetë një traditë te shqiptarët’.
Ka ndërhyre deputeti Glauk Konjufca duke thënë se e ‘e di që Ramushi di ta përdorë armën mirë” por se ‘dyshon që një gjë të tillë di ta bëjë Gashi’.
“E di që Ramushi gjuan mirë. Ama kryeministër, nuk e di sa e njeh Dardan Gashin, me ba ai me ia marrë alltinë dikujt prej brezi… Unë besoj që ju dini me gju mirë, po a e keni pa që ai aty as alltinë e vet nuk e ka pasë”, ka thënë Konjufca/Periskopi/












