Komuna e Prishtinës paralajmëron bllokim total të kryeqytetit për makinat

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se ata si Komunë nuk kanë përgjegjësi për sigurimin e parkingjeve për veturat të cilat vijnë në kryeqytet. Pacolli ka bërë thirrje tek qytetarët që të mos nisen me makina në drejtim të kryeqytetit, përveç atyre të cilët kanë ndonjë punë urgjente. Sipas nënkryetarit të Prishtinës […]
Sipas nënkryetarit të Prishtinës këto masa zgjasin deri të premten, dhe në rast të mos përmirësimit të cilësisë së ajrit, do të shqyrtohet edhe mundësia e bllokimit total të kryeqytetit për makinat.
“ Falendëroj MAPH për mbulimin e shpenzimeve për Trafikun Urban. Nuk jemi të obliguar për të siguruar parking për askënd prej qytetarëve. Ata duhet të mendojnë për veturat e veta, dhe ne nuk jemi të obliguar të mendojmë për ta” , ka deklaruar Pacolli në Info Magazinë, shkruan Periskopi.
“Iu bëjë apel që të mos nisen me makina drejt kryeqytetit pa pasur ndonjë nevojë urgjente, të kenë konsideratë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve që e thithin këtë ajër. Të bëjnë zgjidhje dhe të shfrytëzojnë trafikun Urban, dhe tek e fundit mund të përdoret edhe treni”, ka shtuar tutje Pacolli.
“Në bazë të parashikimeve tona kjo do të zgjasë deri të premten. Nëse vazhdon gjendja, atëherë duhet të rishikojmë masa tjera, dhe nuk përjashtohet edhe bllokimi total i futjes së veturave”, ka thënë tutje nënkryetari Pacolli./Periskopi/












