Komuna e Prishtinës: Kemi probleme, s’mund të lëshojmë dokumente

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka probleme në rrjetin e brendshëm për lëshimin e dokumenteve. Në një komunikate thuhet se “njoftojmë qytetarët e Prishtinës se për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar, aktualisht është e pamundur lëshimi i dokumenteve si certifikata e pronës dhe kopja e planit”. Komuna ka thënë se “me […]
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka probleme në rrjetin e brendshëm për lëshimin e dokumenteve.
Në një komunikate thuhet se “njoftojmë qytetarët e Prishtinës se për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar, aktualisht është e pamundur lëshimi i dokumenteve si certifikata e pronës dhe kopja e planit”.
Komuna ka thënë se “me kohë e kemi njoftuar ministrinë përkatëse, në mënyrë që të ndërmerr masa në sanimin e gjendjes”.












