Komisioni Evropian nuk flet për pjesëmarrjen e EULEX-it në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, nuk ka dashur të komentojë nëse EULEX-i është përfshirë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duke thënë se KE menjëherë pas vrasjes ka njoftuar se EULEX do t’iu ofrojë mbështetje autoriteteve në kuadër të mandatit të vet. Në pyetjen e Tanjug rreth bashkëpunimit midis Beogradit dhe Prishtinës për hetimin […]
Në pyetjen e Tanjug rreth bashkëpunimit midis Beogradit dhe Prishtinës për hetimin e vrasjes, në BE thonë se “vrasja tragjike e Ivanoviq duhet të hetohet pa vonesë dhe autorët të sillen para drejtësisë”.
“Bashkëpunimi midis autoriteteve të zbatimit të ligjit në të dyja anët do të jetë i rëndësishëm për suksesin e policisë së Kosovës dhe hetimet, të cilat kryhen në përputhje me marrëveshjen mbi gjyqësorin dhe policinë, e arritur në kuadër të dialogut,” tha Kocijançiq.












