Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, mësohet a do të kthehet në Kosovë

Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, mësohet a do të kthehet në Kosovë

Ish-Shefi i Qeverisë dhe lideri i LDK’së do të vazhdojë edhe më tutje trajtimin shëndetësor në Gjermani. Këshilltari i Mustafës nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë. Por, kanë thënë se shëndeti i tij është përmirësuar. Isa Mustafa ka nisur javën e katërt të trajtimit shëndetësor. Në LDK […]

Ish-Shefi i Qeverisë dhe lideri i LDK’së do të vazhdojë edhe më tutje trajtimin shëndetësor në Gjermani. Këshilltari i Mustafës nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë. Por, kanë thënë se shëndeti i tij është përmirësuar.

Isa Mustafa ka nisur javën e katërt të trajtimit shëndetësor. Në LDK nuk kanë dhënë asnjë datë se kur lideri i tyre do të kthehet në Kosovë. Kanë thënë se mjekët gjermanë i kanë rekomanduar vazhdimin e terapisë fizikale.

Besnik Berisha, këshilltar i Isa Mustafës, ka thënë se lideri i LDK’së do të vazhdojë terapinë edhe në ditët në vijim.

“Mustafa gëzon shëndet të mirë dhe aktualisht po vazhdon me terapi fizikale”, ka thënë Berisha për Express.

Sipas tij, Mustafa do të kthehet në Kosovë pasi mjekët të vlerësojnë se nuk do t’i nevojitet më vazhdimi i terapisë fizikale.

“Nuk është caktuar akoma data e kthimit, por , sigurisht se me të përfunduar terapia fizikale, z. Mustafa do të kthehet në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa.

Sidoqoftë, sa ishte në Prishtinë për trajtim shëndetësor, mjekët kishin dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.   Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?