Kina kërcënon luftanijen e SHBA-së, tensionohet situata

Zona e detit të Kinës jugore është një regjion i kontestuar i pretenduar nga Brunei, Kina, Malajzia, Taivani, Filipinet dhe Vietnami, që besohet se ka burime të mëdha energjetike. Autoritetet kineze pretendojnë se 90% e kësaj zone është e tyre. Ministri i jashtëm i Kinës ka deklaruar se shkatërruesi i SHBA-së ka hyrë në ujërat […]
Ministri i jashtëm i Kinës ka deklaruar se shkatërruesi i SHBA-së ka hyrë në ujërat e territorit të saj, gjegjësisht në detin e Kinës jugore, duke shkelur sovranitetin e Pekinit, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Sipas deklaratës të lëshuar nga Pekini, thuhet “Më 17 janar, një shkatërrues i SHBA-së ka hyrë në ujërat e Kinës 12 milje nga ishulli i Huangianit (gjithashtu e njohur si cekëtina e Scarbroughit në detin e Kinës jugore) pa miratimin e qeverisë kineze. Marinsa kineze, në përputhje me ligjin, kryen një kontroll “mik ose armik” kundër anijes amerikane dhe lëshoi një paralajmërim për të lënë ujërat përkatës.”
“Veprimet e anijes ushtarake të SHBA-së minojnë sovranitetin dhe interesat e sigurisë të Kinës dhe rrezikojnë seriozisht sigurinë e anijeve kineze dhe personelit që kryejnë veprime të planifikuara në zonë”, thuhet në deklaratë.
Pekini gjithashtu ka shprehur pakënaqësi serioze e cila u zotua të “ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar sovranitetin e saj”./Periskopi/












