Kështu duket Prishtina me pak vetura në orët e para të mëngjesit (Foto)

Që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, ka nisur ndalimi i veturave për qarkullim brenda qytetit të Prishtinës. Përveç automjeteve të transportit publik, emergjencës, Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EUELX-it, Drejtoria e Inspektoratit, taksitë e licencuara, automjetet për bartjen e personave me aftësi të veçanta, të cilat bartin shenjë identifikuese, të gjitha makinat e […]
Përveç automjeteve të transportit publik, emergjencës, Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EUELX-it, Drejtoria e Inspektoratit, taksitë e licencuara, automjetet për bartjen e personave me aftësi të veçanta, të cilat bartin shenjë identifikuese, të gjitha makinat e tjera do të ndalohen.
Qysh në orët e para të mëngjesit është parë një mobilizim i madh i Policisë së Kosovës nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilat tashmë duken të zbrasura, shkruan Periskopi.
Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit para dy ditësh vendosën që të merret një masë e tillë, për shkak të ajrit të ndotur që ka mbretëruar kohëve të fundit në Prishtinë.
Sipas majtjeve, kryeqyteti është renditur në vendin e parë për nga ndotja e ajrit./Periskopi/



























