Këshilltarja e kryeministrit reagon pas shkrimit të ‘TIMES’: Autori është mik i afërt me Jeremiqin (Foto)

Revista prestigjioze amerikane “Time” e ka renditur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në mesin e, siç i ka cilësuar ajo, pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë. Përveç Haradinajt, në këtë listë, janë Carles Puigdemont i Katalonjës, Fethullah Gulen i Turqisë, Julian Assange i Australisë dhe Mikheil Saakashvili i Gjeorgjisë. Ndaj këtij shkrimi […]
Revista prestigjioze amerikane “Time” e ka renditur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në mesin e, siç i ka cilësuar ajo, pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë. Përveç Haradinajt, në këtë listë, janë Carles Puigdemont i Katalonjës, Fethullah Gulen i Turqisë, Julian Assange i Australisë dhe Mikheil Saakashvili i Gjeorgjisë.
Ndaj këtij shkrimi ka reaguar këshilltarja politike e kryeministrit Haradinaj, Meliza Hardinaj-Stublla e cila ka theksuar se autori i këtij shkrimi, është mik i ngushtë i Vuk Jeremiq, shkruan Periskopi.
Sipas saj me pak hulumtim, mund të gjenden ngjarjet e përbashkët të tyre madje edhe private.
Ky është postimi i plotë:
Sa për informatë, autori i shkrimit në TIME Ian Bremmer është edhe mik i ngushtë i Vuk Jeremiqit, dhe pjesëmarrës i rregullt i konferencave të OJQ-së së tij. Me pak hulumtim, mund t’i gjeni ngjarjet e shumta të përbashkëta të tyre, madje edhe private, si kjo foto më poshtë në US Open 2016.
Mos harroni që Serbia po punon në të gjitha frontet që të dobësohet imazhi dhe suksesi dhjetëvjeçar i Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.













