Kërkohet ndërprerja e procesit mësimor shkaku i ajrit të ndotur

Kërkohet ndërprerja e procesit mësimor shkaku i ajrit të ndotur

Gjendja shqetësuese e ndotjes së ajrit në kryeqytet ka bërë që institucionet e Kosovës të marrin masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit që këto ditë ka tejkaluar standardet e lejuara. Për këtë edhe deputetët janë mbledhur me qëllim të propozimeve se si të tejkalohet kjo gjendje. Një nga propozimet në seancë të jashtëzakonshme ishte […]

Për këtë edhe deputetët janë mbledhur me qëllim të propozimeve se si të tejkalohet kjo gjendje. Një nga propozimet në seancë të jashtëzakonshme ishte ndërprerja e procesit mësimor në shkolla e çerdhe deri në përmirësimin e cilësisë së ajrit të ndotur.

E këtë propozim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e ka përkrahur, në mënyrë që të ruhet shëndeti i fëmijëve.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut ka thënë se ky institucion është i shqetësuar për shëndetin e fëmijëve që vijojnë mësimet në kryeqytet.

“SBASHK është i shqetësuar në përgjithësi për situatën në kryeqytet, për shkak të këtij alarmi të ndotjes kaq të madhe dhe aq më shumë është i shqetësuar për shëndetin e fëmijëve. Ne kemi pritur që institucionet shëndetësore dhe MASHT-i të komunikojnë njëri me tjetrin dhe të marrin vendim meritor gjithnjë në shërbim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, sidomos të fëmijëve të çerdheve dhe të fëmijëve të ciklit të ulët, të klasave me të ulëta që ata edhe ashtu nuk kanë mundësi të bëjnë vet një kujdes të veçantë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ai ka shtuar se SBASHK mbështetë çdo iniciativë që merret për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve nga ky ajër i ndotur.

“SBASHK-u përkrah çdo iniciativë për që do ta marrin institucionet shëndetësore dhe MAShT, e që është në shërbim të shëndetit të nxënësve”, ka shtuar Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?