Kërkimi “Oliver Ivanovic” në top listën e Yahoo

Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka pasur jehonë të jashtëzakonshme mediale. Përveç si kryelajm global në edicionet qendrore të lajmeve, në ballinat e gazetave dhe portaleve, ky fakt vërtetohet edhe nga makina e kërkimit Yahoo. Web faqja e gjashtë në botë, e cila çdo ditë i ka nga 35 milionë vizitorë, në kategorinë “Trending Now” i […]
Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka pasur jehonë të jashtëzakonshme mediale.
Përveç si kryelajm global në edicionet qendrore të lajmeve, në ballinat e gazetave dhe portaleve, ky fakt vërtetohet edhe nga makina e kërkimit Yahoo.
Web faqja e gjashtë në botë, e cila çdo ditë i ka nga 35 milionë vizitorë, në kategorinë “Trending Now” i paraqet 10 kërkimet më të shpeshta që janë bërë në yahoo.com, njofton Klan Kosova.
Në Top 10 ishte edhe kërkimi “Oliver Ivanovic”.
Në faqen qendrore të Google ky kërkim nuk ishte në top listë, por kjo ndodhi në versionin e lokalizuar për Gjermani (google.de)












