Kërcënohet me vdekje këngëtarja e njohur (Foto)

Kemi dëgjuar shpesh raste kur një fans “fiksohet” pas një këngëtari apo aktori të preferuar, duke u kthyer kështu në një person të rrezikshëm. Një rast i tillë i ka ndodhur Taylor Swift, e cila për disa muaj me radhë ka marrë mesazhe kërcënuese nga një fans i saj, i cili e kërcënonte me jetë. […]
Kemi dëgjuar shpesh raste kur një fans “fiksohet” pas një këngëtari apo aktori të preferuar, duke u kthyer kështu në një person të rrezikshëm.
Një rast i tillë i ka ndodhur Taylor Swift, e cila për disa muaj me radhë ka marrë mesazhe kërcënuese nga një fans i saj, i cili e kërcënonte me jetë.
Por nuk është mjaftuar me kaq Andrew Hoover, 40-vjeçari i cili persekutonte Taylor, pasi ai ka kërcënuar se do të vriste edhe familjen e saj.
Letrat e mbushura me kërcënime për këngëtaren kanë bërë që autoritetet përkatëse të Los Angeles të nisin hetimet mbi Andrew Hoover për të parë nëse ai ka probleme psikologjike.













