Kënga “Albanian” u ndalua në Mal të Zi, ky është vendimi i Gencit

Kënga “Albanian” nga Etnon, Lyrical Son dhe Dj Blunt, njihet si himn i shqiptarëve. Edhe pse është publikuar vite më parë, “Albania” vazhdon të jetë këngë shumë e dëgjuar kudo që ka shqiptar, shkruan lajmi.net. Këto ditë, është njoftuar se Mali i Zi ka ndaluar këtë projekt në televizionet e tij, veprim i cili kishte nxitur reagime […]
Edhe pse është publikuar vite më parë, “Albania” vazhdon të jetë këngë shumë e dëgjuar kudo që ka shqiptar, shkruan lajmi.net.
Këto ditë, është njoftuar se Mali i Zi ka ndaluar këtë projekt në televizionet e tij, veprim i cili kishte nxitur reagime të shumta.
Padyshim që të parët që reaguan ndaj këtij veprimi të shtetit fqinjë ishin autorët e këngës, ku Genci ka thënë “Pas shumë paralajmërimeve si duket shteti i Malit të Zi e paska urdhëruar ndalimin e transmetimit te këngës Albanian”, ndërsa Lyrical Son ka thënë se “#Albanian, ju s’mund të ndaloni”.













