KEK-u sot nisi rrënimin e shtëpive në Shipitullë të Obiliqit, ky është reagimi i banorëve

KEK-u sot nisi rrënimin e shtëpive në Shipitullë të Obiliqit, ky është reagimi i banorëve

Sot ka nisur rrëzimi i shtëpive në lagjen Mirena në Shipitullë të Obiliqit, derisa disa banorë kanë rezistuar për shkak se ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontratat me KEK-un për shpronësim. Qenan Mirena ka thënë  prapa kamares, se rrëzimi i shtëpive po bëhet në mënyrë jo të drejtë, ngase disa pronarë të shtëpive ende […]

Qenan Mirena ka thënë  prapa kamares, se rrëzimi i shtëpive po bëhet në mënyrë jo të drejtë, ngase disa pronarë të shtëpive ende nuk kanë nënshkruar kontratat për shpronësim dhe po rrënohen shtëpitë ende pa u shfrytëzuar ankesat e tyre ligjore prej 30 ditësh.

Ai shtoi se sot KEK ka rrënuar shtëpitë e atyre pronarëve ende pa e shfrytëzuar afatin kohor për ankesa. Mirena tha se kanë për ta kundërshtuar në vazhdimësi rrënimin e shtëpive, derisa të plotësohen kërkesat.

Pas rezistimit, policia ka asistuar punonjësit e KEK-ut për rrënimin e shtëpive të para pranë ekskavatorëve të KEK për thëngjill.

Ndërsa, drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj tha se sot ka filluar të rrënohen shtëpitë e para pas arritjes së marrëveshjes me banorë ditë më parë në Shipitullë.

“Janë rrënuar shtëpitë e atyre pronarëve që kanë bërë kontrata për shpronësim. Në bazë të informatave të mia nuk ka pasur asnjë rezistim sot me banorët e fshatit Shipitullë. Aksioni për rrënimin e shtëpive do të vazhdoi në ditët në vijim, për ato shtëpi që janë nënshkruar kontratat për kompensim”, ka thënë Gjukaj.

Ndryshe, Qeveria pati arritur një marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade, në komunën e Obiliqit në shtator të vitit të kaluar, për çështjen e shpronësimit të pronave më thëngjill që janë të domosdoshme për furnizim të Kosovës me energji elektrike përmes Korporatës Energjetike e Kosovës./I.Shabani/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?