Ka rrezik që Brukseli të pranojë ndarjen e Kosovës – thotë gazetari nga Brukseli

Gazetari nga Brukseli, Augustin Palokaj, në një kolumnë për portalin Koha, ka folur lidhur me rrezikun potencial të ndarjes së Kosovës – përcjell Periskopi. Ai ka bërë me dije se Brukseli kohët e fundit nuk ka përsëritur qëndrimin e saj të mëhershëm se versioni për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm. Ai ka shtuar se […]
Gazetari nga Brukseli, Augustin Palokaj, në një kolumnë për portalin Koha, ka folur lidhur me rrezikun potencial të ndarjes së Kosovës – përcjell Periskopi.
Ai ka bërë me dije se Brukseli kohët e fundit nuk ka përsëritur qëndrimin e saj të mëhershëm se versioni për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm. Ai ka shtuar se Brukseli së fundmi po e merr më seriozisht Beogradin, dhe çdo iniciativë e saj po i duket e arsyeshme.
Në një intervistë të bërë para dhjetë vitesh me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger, zbulon gazetari, ky i fundit kishte potencuar se edhe ndarja e Kosovës kishte qenë në tavolinë në negociatat që çuan në Pakon e Ahtisaarit e më vonë edhe në Pavarësinë e Kosovës. Por, meqenëse të dyja palët, si Beogradi ashtu edhe Prishtina kishin refuzuar këtë mundësi, kjo ide ishte mbyllur.
Sidoqoftë, kohët e fundit është risjellur kjo mundësi në mënyrë që të zgjidhej përfundimisht fati i relacioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe statusi përfundimtar i Kosovës si shtet.
Por një ide e tillë – thotë Palokaj – do të ishte tepër e rrezikshme për gjithë rajonin, sepse do të hapte ‘kutinë e Pandorës’, duke rikthyer aspiratat për ndarje e bashkim edhe të pjesëve tjera, ta zëmë të sërbve të Bosnjës, por edhe të Kosovës me Shqipërinë.
Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: http://www.koha.net/veshtrime/69642/rreziku-per-ndarjen-e-kosoves-rikthehet-dhe-duhet-perseritur-nga-brukseli-vijen-e-kuqe-per-kete/












