Jep dorëheqje nga VV kryetari i pikës në Breg të Diellit

Jep dorëheqje nga VV kryetari i pikës në Breg të Diellit

Kryetari i Pikës së VV-së në Breg të Diellit, Petrit Ademi ka dhënë sot dorëheqje nga VV për pakënaqësitë e tij me zhvillimet brenda partisë. Ai thotë se dorëheqja e tij është e parevokueshme, por thotë se revokohet “atëherë kur të jenë revokuar shkaqet që kanë shtyrë Lëvizjen të dorëhiqet nga Vetëvendosje”, shkruan Periskopi. Më […]

Kryetari i Pikës së VV-së në Breg të Diellit, Petrit Ademi ka dhënë sot dorëheqje nga VV për pakënaqësitë e tij me zhvillimet brenda partisë.

Ai thotë se dorëheqja e tij është e parevokueshme, por thotë se revokohet “atëherë kur të jenë revokuar shkaqet që kanë shtyrë Lëvizjen të dorëhiqet nga Vetëvendosje”, shkruan Periskopi.

Më poshtë njoftimi i tij i plotë:

I shtyer nga ndodhitë e fundit pas nje reflektimi e në vecanti duke marrë për bazë kritikën e Sekretarit për zhvillim ideo-politik të Lëvizjes Vetevendosje!, “Rrëfimi im për krizën në Vetevendosje!” të datës 6 Janar 2018, po ndaj me ju qendrimin tim nga distanca fizike me ju.

Këtë shkresë nuk do merrja mundin ta shkruaja aq më pak nëpërmjet të kësaj platforme publike, ku e bej të paktën vehten preh të ofendimeve, sikur mos të dorëhiqej Levizja! nga iniciativa qytetare Vetevendosje. Lëvizja! i quaj ato e ata që cdo ditë lëvizën pa protagonizem, e që në njërën anë përbrendësuan parimet e Levizjes Vetëvendosje! e në anën tjetër tëhuajsuan vegjëlinë e intrigës, deri kur shokueshëm u përballën me akuza që burim kishin këtë vegjeli të këtyre të “mëdhënjëve” për të kontrolluar dhe për tu raportuar me informata në nivel intrigash. Ato që objektiv kishin luftimin e padrejtësive të përditshme që u bëheshin kategorive më vulnerabël sociale të qytetarëve. Ata që besuan dhe shpenzuan pa humbur kohë energjitë e tyre në realizim të vetevendosjes përkundër atyre që po shpenzonin kohë e energji në mos-besim. Ato qe perball shikonin vetem makinerine e pushtetit nderkohe qe ishin vene ne llupen e rradheve edhe prapa shpines.

Duke i cmuar deri në përulësi këta aktivistë dhe po me besim të plot në denoncimet e tyre për lëshime përmbajtësore në parime dhe ndryshim të kursit e në të njejtën kohë pa konsiderat te vecant për kontributin tim përball kontributit të këtyre jap dorëheqje edhe publike nga pozita e kryetarit të pikës Begu i Diellit dhe nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës. Jap dorëheqje nga anëtarësia të cilën e revokoj atëhere kur të jenë revokuar shkaqet që kanë shtyrë Levizjen! të dorëhiqet nga Vetevendosje.

E për ata që akuzojnë aktivistët e dorëhequr për reduktim emocional e vetëm personal të shkaqeve të dorëheqjes, e që vihen në mborjtje të Albinit – sot kur kurr më e leht s`ka qenë, për më shumë që shpërndajnë receta diagnozash e etiketime, i pyes: Pse nuk denjoi asnjëri, para se të ofendoj e të kërkoj shkakrikimin e Aidës, të pyes se pse është revoltuar ajo? Kjo pyetje vlenë edhe për ata që sot mund të ndihen të plakur. Sot ju i ngjani fytyrave llum të opinionistëve oborrëtar që per 13 vite me lojë fjalësh vetë-kënaqeshin në analiza etiketuese mbi “grupin” e Levizjes Vetevendosje! edhe pse paradoksalisht ju sot me padurim e pa brenga shfaqeni si Vetevendosje por se nuk jeni Levizje! e une nuk dorehiqem nga Levizja!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?