A janë siguruar xhirimet nga momenti i vrasjes së Ivanoviqit? Tregon Policia

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka folur për Periskopin në lidhje me zhvillimin e hetimeve që po bëhen pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. Hoti ka thënë se Policia posedon xhirimet nga disa lokacione ku kryerësit e veprës kanë mundur të qarkullojnë, mirëpo sipas tij, nuk do të thotë se në ato […]
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka folur për Periskopin në lidhje me zhvillimin e hetimeve që po bëhen pas vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Hoti ka thënë se Policia posedon xhirimet nga disa lokacione ku kryerësit e veprës kanë mundur të qarkullojnë, mirëpo sipas tij, nuk do të thotë se në ato xhirime shihet edhe moment i kryrjes së vrasjes.
“Bëhet fjalë për xhirimet nga disa lokacione të ndryshme, nga të cilat ne do të shohim nëse kryerësit e kësaj vepre penale do të mund të kenë çarkulluar me veturë apo me çfarëdo mënyre. Ndër këto xhirime që kemi marrë nga kamerat e sigurisë së objekteve, janë marrë edhe ato të ndërtesës së zyrës së Ivanoviq, pra aty ku ai ka punuar”, ka thënë Hoti.
Ai tha se xhirimet janë fazë e procesit të filtrimit, të mbikëqyrjes e kontrollit dhe është një proces më i gjatë.
“Ato janë pjesë e hetimeve dhe nuk mund të kemi qasje të gjithë në to për shkak të sensibilitetit, mirëpo nuk do të thotë që është parë akti. ”, tha Hoti. /Periskopi/












