BE-ja dhe NATO-ja bëjnë thirrje që në Kosovë të ruhet qetësia

Në ditën kur në Bruksel pas një kohe të gjatë duhej të rifillonte dialogu në nivelin e ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë, ky dialog ra në rend të dytë, nën hijen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, shkruan sot Koha Ditore. E pikërisht veriu i Kosovës është edhe […]
Në ditën kur në Bruksel pas një kohe të gjatë duhej të rifillonte dialogu në nivelin e ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë, ky dialog ra në rend të dytë, nën hijen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, shkruan sot Koha Ditore.
E pikërisht veriu i Kosovës është edhe pjesa kryesore e dialogut, i cili në Bruksel zhvillohet tash e sa vite, dhe për të cilin besohej se kishte siguruar lirinë e lëvizjes dhe riintegrimin e këtij rajoni në sistemin e Kosovës
Oliver Ivanovic u vra dje në Mitrovicën e veriut para zyrës së partisë së tij. Vdekja e tij ka bërë jehonë ndërkombëtare dhe shihet si tentim për ta destabilizuar gjendjen në Kosovë përmes nxitjes së konflikteve ndëretnike.












